E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qytetarët e Tiranës do ndëshkojnë Edi Ramën më 8 maj”

27-03-2011 / Gazeta 55

PD-ja denoncon aferat korruptive të kryebashkiakut të Tiranës

Selia e Partisë Demokratike ka reaguar ditën e djeshme ndaj kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kryetar i opozitës. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama për afera korruptive në Bashkinë e Tiranës. Albana Mustafaraj, zëdhënësja e PD-së deklaroi se Edvin Kristaq Rama apo zoti 20 për qindësh, që gjatë 12 viteve në pushtet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, 80 për qind të lejeve të ndërtimit i ka ndarë me dy firma, atë të arkitektit dhe drejtorit të tij të urbanistikës dhe rastin ua ka dhënë 500 firmave të tjera, sot shpifi e trilloi për papunësinë ë varfërinë. Më tej ajo theksoi se Edvin Kristaq Rama, kreu i  sh. p. k socialiste, fill pasi u vetëshpall në panik si kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, derdhi lot krokodili për të varfërit dhe të papunët e Shqipërisë. Partia Demokratike e ka cilësuar kupolën e partisë Socialiste si sh. p. k që ka ndaluar në Tiranë për interesa dhe investime të huaja në kryeqytet si në asnjë vend tjetër ka krijuar monopolin e lejeve të ndërtimit duke bërë që metri katror i banesës në periferi të Tiranës të kushtoj njësoj apo edhe pak më tepër se në periferinë e Berlinit apo edhe Vjenës. Më tej gjatë kësaj deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së, Mustafaraj theksoi se e vërteta e Edvin Kristaq Ramës  dhe sojit të tij që kryeson, Doshët, Ruçët, Fidelët, Abazët, Dabullët, Ligorët, Dondulakët e Kokëdhimët që kanë ndërtuar së bashku me kryetarin e tyre të pastrehë e vetëm më 3 mijë euro, por që dhëmbët i vënë me 30 mijë euro dhe kostumet i qepin me nga 8 mijë euro apo edhe shkopinjtë e engledisjes i blenë me mijëra euro, për të papunët dhe të varfrit kanë vetëm cinizëm, ligësi, dhe përçmim”.
Në përfundim të kësaj deklarate për mediat Mustafaraj në emër të partisë Demokratike i dha në një mesazh kreut të Partisë Socialiste duke deklaruar se, “8 maji po afron, të varfërit e të papunët së bashku me qytetarët e Tiranës do ti japin Edi Ramës si ndëshkim çmimin e papunësisë dhe të varfërisë që mbolli me kupolën e tij në kryeqytet”.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›