E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët kundër Ligjit për Amnisti

Shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë Ligjin për Amnistinë, i cili pritet që gjatë javës që vjen të votohet në Kuvendin e Kosovës. Që nga dita e shtunë, qytetarët kanë filluar të qëndrojnë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim të këtij Ligji, të cilin e quajnë shumë të dëmshëm për vendin dhe qytetarët e saj.

Qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, deri të enjten kur do të mbahet seanca e radhës, duke paralajmëruar edhe një protestë gjithë popullore po atë ditë, pra të enjten kur pritet që ky ligj të miratohet në Kuvend. Qytetarët janë ata të cilët do të vendosin për fatin e këtij vendi dhe ata do të votojnë për Ligjin e Amnistisë dhe për të gjitha gjërat tjera që po ndodhin në vendin tonë, ka deklaruar Rron Gjinovci.

Sipas tij, të gjithë qytetarët çdo mbrëmje duke filluar që nga ora 20:00, do të mbildhen në Sheshin “ Nënë Tereza”, para Minsitrisë së Kulturës dhe do të flasin për gjera të ndryshme në të cilën po kalon Kosova dhe se sipas tij, aty edhe do të votohet. Sipas Gjinovcit, protesta në rrugë është forma më demokratike dhe se siç ka thënë Gjinovci “ do të ushtrojmë demokraci në rrugë, aty ku duhet vërtetë”, shkruan zëri.

Gjinovci ka thënë se ky tubim do të mbahet deri në ditën e enjte edhe kur parashihet që të votohet projektligji për Amnisti, i cili po ashtu deklaroi se asnjë parti, as Lëvizja “Vetëvendosje”, dhe siç ka thënë ai askush nuk qëndron prapa këtij tubimi.

“ Pas kësaj nuk qëndron asnjë parti, as Lëvizja Vetëvendosje as asgjë, sepse po flitet shumë për aktivistët e Vetëvendosjes. Aktivistët e Vetëvendosjes janë qytetarë të Kosovës edhe ata iu kanë përgjigjë ftesës edhe po vijnë aty. Ju e dini krejt që aktivistat e “VV”-së marrin pjesë më së shumti në kësi gjëra edhe ata po vijnë, tash ne nuk mundemi me ju thanë mos hajdeni sepse, i kemi thirr të gjithë qytetarët edhe gjithçka është në rregull. Dua të them që kjo është diçka e qytetarëve”, ka deklaruar Gjinovci./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›