E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgjikët e Enverit djegin në shesh librin e Fevziut

20/01/2012  Hedh baltë mbi figurën e Enver Hoxës

BERAT- Libri monografik i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Blendi Fevziu, Enver Hoxha, është djegur gjatë paradites së djeshme në shenjë proteste nga nostalgjikët e ish-diktatorit komunist. Një grup nostalgjikësh komunistë, përfaqësues të kësaj partie në këtë qytet, janë mbledhur rreth orës 11:00 të paradites së djeshme në sheshin kryesor dhe në shenjë proteste kanë ndezur një zjarr me librin kushtuar jetës së ish-diktatorit komunist. Libri i parë biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe rrëfimet e atyre që ndan jetën dhe punën e tyre me ish-diktatorin Hoxha sjell për lexuesit nga Fevziu është konsideruar si përbaltje ndaj figurës së Hoxhës dhe në këtë mënyrë libri duhej djegur në shenjë proteste. Një prej nostaligjikëve komunist në këtë qytet Aleko Boçe është shprehur rreth nismës për djegjen e librit. “Nuk jemi dakord me të gjitha ato që ka shkruar Fevziu në këtë libër. Ky njeri kërkon të prishë imazhin e Enver Hoxhës dhe ne dogjëm memorjen e sëmurë të autorit”.S. G

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›