E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumica e rene qeveria e mbetur

Kryeministri Berisha eshte tashme nje kryesues i shumices se rene parlamentare. Pas votimit te djeshem ne Kuvend shumekush beson se moralisht kjo qeverisje nuk gezon specifikisht mbeshtetjen e shumices reale politike dhe se i ashtuquajturi ngerc politik ka shtuar dimensionin e tij real duke u shfaqur si nje proces i nje krize vijuese politike.

Pas kesaj qytetaret e ketij vendi kane per te qene deshmitare te vjeter te kulisave te reja partiake parlamentare politike dhe koalicioniste. Ne kete gjendje politika e vendit po inspiron protagonizem te ri politikanesh te cilet jo vetem qe jane te prirur per trafikim te influences dhe te pazarit grupal e individual por po kaotizojne normat e perfaqesimit plural ne jeten parlamentare te vendit dhe po priren te cenojne cilesine reale te perfaqesimit te mandatuar.

Opozita e kryesuar prej zotit Edi Rama e cila u mbajt fort dhe kembengulshem per transparencen e procesit zgjedhor te vitit 2009 ne kaq kohe ka mberritur aktualisht ne nje moment te ri pergjegjesie politike. Kete pergjegjesi te re politike qe vetvetiu merr keto dite opozita ka rendesi ta kuptoje e para qeveria. Drejtkuptimi i kesaj rendesie lidhet me ndergjegjen dhe pergjegjesine qe kjo klase politike ka per realitetin institucional te vendit dhe sidomos per funksionalitetin shteteror. Pervoja dhe historia politike qe ka krijuar ne keto dy dekada pjesa dermuese e kesaj elite politike ne vend jane arsye e fuqishme penguese per te mos shkaktuar kosto dhe per te mos rene pre e daljes nga shina politikeberese.

Kryeministri Berisha dhe aktoret e tjere kryesore te politikeberjes ne vend jane momentalisht ne nje kapitull te ri dhe te veshtire te lojes dhe veprimit te metejshem politik te tyre.

Fjala eshte per aktin qe e nxjerr situaten nga statusquo-ja dhe i nxit protagonistet politikeberes te sillen me lojen politike jo si zoterues te saj por si te imponuar prej saj te sillen me lojen e veshtire si lojtare qe kane jo vetem detyrimin por edhe shpirtin per nje sukses dhe jo deshtim.

Kesaj here kjo loje politike ne vend eshte shume e veshtire madje jo vetem e tille por edhe komplekse. Percaktueshmerish vleresimin e rrezikshmerise se saj nder gjithe diplomatet e huaj e dha dje zevendes sekretari amerikan per Europen zoti Thomas Countryman i cili u shpreh E vetmja keshille qe une u ofrova njesoj te dyja paleve eshte se ne situata te tilla si diplomate apo politikane ka nje moment kur ju duhet te shkoni pertej pozicioneve parimore per te shkuar te zgjidhjet praktike... Kapercimi i pozicioneve aktuale pa sforcuar palen tjeter qe te dorezohet nga te gjitha pozicionet e saj eshte thelbi i politikes apo diplomacise ne cdo demokraci parlamentare....

E marre ne thelbin e vet kjo nderhyrje lidhet pikerisht me pergjegjesine e paleve per te respektuar demokracine parlamentare dhe te hiqet dore prej korruptimit te saj permes manovrave apo tendencave trafikuese te cilat mund te japin zgjidhje situatash te castit por gjenerojne me teper paqendrueshmeri dhe shnderrohen ne berthame e rrezikshme krize dhe konfliktesh.

Loja per te cilen edhe autoritetet nderkombetare shprehen se mbart rreziqe ne kohezgjatjen e saj pas kesaj qe ndodhi dje ne Parlament nuk eshte me e tille. Ajo po rrezikon te transformohet ne nje proces qe lehtesisht mund te orientohet drejt dy dyerve te pranegjendshme

Ate te krizes dhe konfliktualitetit me te papritura dhe kosto te pamenduara dhe...

Ate te lidhur me rrugen e gjere te procesit te patrazuar te ecjes integruese dhe qe te con normalisht ne integrimet qe i largohen cdo krize.

Renia numerike e shumices ne votimet e djeshme mund te inspiroje skemat e trafikimit dhe te aleancave komprometuese te cilat jane zakonshem formesime marredheniesh komprometuese dhe abuzuese. Te tilla levizje shpesh favorizojne spostimin e vleres reale te perfaqesimit dhe shperfilljen e detyrimit ndaj mandatit dhe perkatesise se tij. Prane kesaj situate dhe sidomos renies numerike te shumices ka aktualisht me shume se kurre kulisa dhe protagoniste te tyre. Loja per shtimin e kulisave nuk eshte merite protagonizmi per pakesimin dhe kapercimin e tyre eshte pergjegjesi. Akti i djeshem ne Parlament eshte shenja e mjaftueshme qe dy aktoret kryesore te kesaj skene politike Kryeministri Berisha dhe kryeopozitari Rama te zbresin ne terrenin e zgjidhjes praktike jo duke vijuar secili lojen e teatrit parcial por te nje marredhenieje te hapur publike per zgjidhje politike.

Ne vendin me nje shumice parlamentare te rene nuk mund te investohet kulti i nje qeverie vetelevduese. Diferencat mes gjendjes dhe situates qe ofertohet po behen cdo dite evidente. Kjo nxjerr zbuluar jo vetem ata qe bejne avokatine e suksesit apo te mandatit qeverises por me se shumti edhe te heshturit dhe te interesuarit per shumefishimin e kulisave. Nga ngerci ne ngerc nuk mund te shkohet. Koha e pafundme e ketij lloji ngerci politik nuk ndeshkon vetem qeverisesin por nis te penalizoje edhe opoziten qe behet pre e kohes se rrjedhur ne meshire te fatit. Ky ngerc ne marredheniet e kesaj periudhe mes pozites dhe opozites apo me sakte mes zotit Berisha dhe zotit Rama nuk mund te marre formen e klepsidres me lenden klasike ne brendesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›