Qytetarët përgënjeshtrojnë “Klanin”
Armand Duka i mundëson TV “Frangaj” të bëjë kronika të montuara me Mishel Platininë. Drejtues të lartë të administratës janë nën terror verbal dhe politik nga Frangaj
Televizioni Vizion Plus ka siguruar dëshmi të qytetarëve shqiptarë, përgjithësisht ish-zyrtarë ose njerëz me lidhje të afërta me TV “Frangaj”, të cilët dëshmojnë se ky televizion paguan njerëz ose bën presione me vende pune në emër të kryeministrit të Shqipërisë, për të dëmtuar interesat e biznesit të rivalëve të vet, të cilët nuk i konkurron dot profesionalisht. Dëshmitë e siguruara nga Vizion Plus tregojnë se zyrtarë me poste kyçe në administratë në disa rrethe të vendit paraqiten si sportdashës të shqetësuar që ekskluzivitetin e Ligës së Kampioneve nuk e transmeton më paketa “Duka–Frangaj”, që njihet si ish-paketa Supersporti, por e transmeton platforma dixhitale “Tring” dhe televizioni Vizion Plus.
Në fakt, nuk ka asnjë qytetar të shqetësuar nga ky triumf i Vizion Plusit mbi TV “Frangaj”. Përkundrazi, ne kemi mijëra mesazhe falënderimi nga shikuesit që më në fund këto ndeshje transmetohen me standard profesional dhe në rrugë legjitime. Të vetmit banorë të këtij vendi të shqetësuar nga kjo janë Aleksandër Frangaj dhe ortaku i tij Armand Duka, të cilët po përdorin çdo mjet mafioz për t’i bërë luftë të pandershme konkurrentëve të vet. Armand Duka, duke përdorur postin e tij në Federatën shqiptare, i mundëson TV “Frangaj” të bëjë kronika të montuara me Mishel Platininë, për fjalë që ai s’i ka thënë dhe komente që nuk i ka bërë. Por skema mafioze e dyshes Frangaj-Duka ka avancuar dhe më tej. Aleksandër Frangaj, i cili nga mëngjesi në mbrëmje flet në emër të kryeministrit Sali Berisha sikur të ishte mëkëmbës i tij, ka urdhëruar punonjës të administratës lokale të Partisë Demokratike të intervistohen si teleshikues të mërzitur të ish-“Supersportit”, biznes i dyshes Frangaj - Duka, dhe të ankohen pse UEFA ia ka ka dhënë ekskluzivitetin për këtë transmetim Vizion Plusit. Ky gjest i turpshëm dhe përdorim i paskrupullt i pushtetit të kryeministrit prej dyshes Frangaj-Duka nuk është vetëm ironi e degradimit të qeverisjes me duar të pastra, por dhe një fenomen mafioz i kapjes së shtetit për interesa private të një individi. Ka gati një vit që shumë drejtorë të lartë të administratës së kësaj qeverie janë nën terror verbal dhe politik prej Aleksandër Frangajt, i cili urdhëron çdo ditë policinë ndërtimore dhe drejtorin e saj të prishë antenat e Vizion Plusit. Të njëjtën gjë e bën me të gjitha policitë e vendit, atë tatimore, doganore, pyjore e rrugore. Ky sharlatan, që pas çdo fjale në telefon kur urdhëron drejtorët përmend emrin e Sali Berishës, tani po përpiqet të përdorë edhe administratën lokale të qeverisë si teleshikues të shqetësuar për biznesin e dyshes Frangaj-Duka.
Televizioni Vizion Plus dhe platforma dixhitale “Tring”, që ka blerë me tender ekskluzivitetin e Ligës së Kampionëve, nuk ndihet e shqetësuar nga sulme të tilla mafioze, por është e shqetësuar pasi administrata lokale që po përdoret për këtë qëllim, njësoj si administrata e lartë që i është vënë në dispozicion dyshes Frangaj-Duka, ndihet e fyer pasi dyshja Frangaj-Duka i flasin në emër të kryeministrit Sali Berisha. Ne i kërkojmë kryeministrit Berisha të distancohet nga dyshja Frangaj-Duka në pushtet, duke garantuar lirinë ekonomike në vend, konkurrencën e ndershme dhe mbi të gjitha lirinë e medias që vihet në rrezik nga dyshe mafioze që kapin shtetin për interesat e tyre private.
Skema mafioze
Skema mafioze e dyshes Frangaj-Duka ka avancuar edhe më tej. Aleksandër Frangaj, i cili nga mëngjesi në mbrëmje flet në emër të kryeministrit Sali Berisha sikur të ishte mëkëmbës i tij, ka urdhëruar punonjës të administratës lokale të Partisë Demokratike të intervistohen si teleshikues të mërzitur të ish- “Supersportit”
Thirrje kryeministrit
Ne i kërkojmë kryeministrit Berisha të distancohet nga dyshja Frangaj-Duka në pushtet, duke garantuar lirinë ekonomike në vend, konkurrencën e ndershme dhe mbi të gjitha lirinë e medias, që vihet në rrezik nga dyshe mafioze që kapin shtetin për interesat e tyre private.
Falënderime qytetarësh
Në fakt, nuk ka asnjë qytetar të shqetësuar nga ky triumf i Vizion Plusit mbi TV “Frangaj”. Përkundrazi, ne kemi mijëra mesazhe falënderimi nga shikuesit që më në fund këto ndeshje transmetohen me standard profesional dhe në rrugë legjitime.
15 Nentor 2008