E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orë dore për adhuruesit e gjërave të vogla



Jo të gjithë duan që në dorë të mbajnë një orë që peshon shumë. Ka edhe disa nga ata që duan të kenë një orë që e tregon kohën me sa më pak shtojca. Një shembull i mirë për këtë është ora e dizenjatorit japonez Hiranao Tsuboi dhe ajo përbëhet vetëm nga byzylyku i metaltë në të cilin është integruar një ekran LED me ngjyrë portokalli. Kjo gjë duket shumë intelegante e në ndryshim nga shumica e orëve avangarde, të cilat mund t’i gjejmë sot në treg, te risia e fundit është shumë e thjeshtë të lexohet koha e saktë. I vetmi problem është se, për fat të keq, bëhet fjalë vetëm për një koncept, i cili nuk dihet se kur mund të dalë në treg, e ndoshta edhe nuk do të dalë kurrë.

“ClarityLife C900”, celulari i parë për të moshuarit

Pensionistët nuk janë edhe aq të kënaqur me teknologjinë e re dhe pajisjet e avancuara, megjithatë, për shkak të bumit të përgjithshëm teknologjik është e domosdoshme që edhe ata të blejnë diçka. Për këtë arsye vjen celulari, i cili është posaçërisht për njerëzit e moshuar. Edhe atëherë kur vendosin të blejnë ndonjë celular, rrallë ndonjë pjesëtar i gjeneratës së vjetër do të kërkojë të blejë iPhone, Xperio Sony Ericsson apo ndonjë pajisje tjetër të avancuar telefonike. Atyre u nevojitet diçka që do t’u mundësonte përdorim të thjeshtë dhe celulari “ClarityLife C900” është pikërisht kështu. Karakteristikat për të cilat pensionistët do të janë të kënaqur me këtë pajisje janë: zmadhuesi i integruar, i cili mundëson zë të qartë gjatë bisedës, katër taste të mëdha për menaxhimin e pajisjes, një buton i madh me ngjyrë të kuqe i sigurisë në pjesën e prapme të pajisjes, i cili celularin do ta lidhë me numrin e thirrur më herët, ekran i madh me ndriçim të madh në prapavijë, ndriçim i diodave LED, të cilat sinjalizojnë thirrjen në pritje dhe llambë e integruar. “ClarityLife C900” mund të blihet me çmim prej 270 dollarësh.

15 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›