Tirana: “Me Lushnjën i japim fund krizës”
Kategoria Superiore do të zhvillojë të shtunën, ndryshe nga javët e tjera, të gjitha ndeshjet e Javës së 11-të, kjo edhe për shkak të impenjimeve të Kombëtares me ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Azerbajxhanit, më 19 nëntor, në Baku.
TIRANA-LUSHNJA
Tirana synon t’i japë fund serisë pa fitore përballë një Lushnje të dërmuar moralisht një javë më parë nga humbja 1-4 në shtëpi me Vllazninë. Kryesuesit e kampionatit ndodhen në një krizë rezultati, që reflektoi edhe në ndeshjen e humbur me Elbasanin (0-1) në javën e 10-të. Në rast të dështimit, pozitat e trajnerit kroat Blazhe Slishkoviç do të jenë jo fort të sigurta.
VLLAZNIA-TEUTA
Vllaznia (ka vetëm një pikë më pak se Tirana) do të përpiqet në “Loro Boriçi” të ndalojë Teutën e Sulejman Starovës, një ekip që nuk njeh humbje prej pesë javësh në kampionat.
FLAMURTARI-SHKUMBINI
Shkumbini është përpara një prove të vështirë në Vlorë me Flamurtarin, që nga ana e tij barazoi gjashtë ditë më parë me Dinamon në kryeqytet. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj, është në debutimin e tij të parë në shtëpi dhe objektiv të vetëm ka fitoren.
PARTIZANI-ELBASANI
Partizani i vendit të fundit, pas sinjalit pozitiv të marrë nga Kavaja në barazimin 1-1 me Besën, shpreson të realizojë fitoren e parë sezonale në shtëpi, përballë një Elbasani ambicioz. Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, deri tani ka provuar humbjen me Shkumbinin dhe barazimin me Besën.
APOLONIA-BESA
Apolonia kërkon të bëjë autokritikë përballë Besës, teksa trajneri i saj serbo-boshnjak Esad Karishik pas humbjes me Shkumbinin një javë më parë synon edhe pikët e para me formacionin fierak.
BYLIS-DINAMO
Bylis protestoi ashpër për gjykimet e njëanshme ndaj tij. Në Ballsh formacioni i Hysen Dedjes ka si objektiv jo vetëm marrjen e tri pikëve, por edhe fitoren e tretë sezonale ndaj Dinamos së kroatit Zlatko Daliç.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XI
E shtunë, 15.11.2008
Vllaznia-Teuta (E.Peza)
Tirana-Lushnja (S.Çekaj)
Partizani-Elbasani (A.Janku)
Apolonia-Besa (B. Pashaj)
Flamurtari-Shkumbini (K.Meta)
Bylis-Dinamo (A.Taullahu)
RENDITJA PAS JAVËS X
V SKUADRAT PIKË F B H GSH GP
1 Tirana 19 5 1 1 11 5
2 Vllaznia 18 5 3 2 15 8
3 Shkumbini 18 5 3 2 15 9
4 Dinamo 17 4 5 1 12 6
5 Besa 16 4 5 2 8 6
6 Teuta 16 4 4 2 7 5
7 Elbasani 15 4 3 3 6 5
8 Flamurtari 12 3 2 4 7 9
9 Bylis 9 2 3 5 6 11
10 Apolonia 8 2 2 6 6 13
11 Lushnja 7 2 1 7 7 16
12 Partizani 6 1 3 6 4 11
KATEGORIA E PARË
JAVA X
E shtunë, 15.11.2008
Ada-Dajti (A. Beqiri)
Naftëtari-Gramozi (R.Sadiku)
Sopoti –Skënderbeu (A. Rama)
Laçi-Bilisht Sport (M.Masha)
Burreli-Kastrioti (K.Hakrama)
Luftëtari-Kastrioti (E. Hoxha)
E diel, 16.11.2008
Besëlidhja-Tërbuni (S. Disha)
Turbina-Pogradeci (A.Kastrati)
RENDITJA PAS JAVËS IX
V SKUADRAT PIKË F B H GSH GP
1 Skënderbeu 20 6 2 1 17 11
2 Gramozi 18 5 3 1 15 8
3 Dajti 15 4 3 2 10 5
4 Laçi 14 4 2 3 10 9
5 Luftëtari 14 4 2 3 14 14
6 Burreli 13 3 4 2 10 5
7 Turbina 13 4 1 4 11 9
8 Kastrioti 13 4 1 4 14 13
9 Sopoti 13 4 1 4 10 9
10 Tërbuni 12 3 3 3 8 11
11 Besëlidhja 11 3 2 4 14 16
12 Pogradeci 10 3 1 5 11 14
13 Naftëtari 10 3 1 5 9 15
14 Ada 9 2 3 4 10 16
15 Skrapari 7 1 4 4 9 12
16 Pogradeci 6 1 3 5 7 12
15 Nentor 2008