E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët të pasigurt për barnat, farmacitë nën kontrollin e task-forcës

Gjithkujt në kryeqytet apo edhe në rrethe i ka rastisur që mos të ndihet i sigurt për barnat që mund të blejë në farmaci. Nuk kanë qenë të pakta rastet e qytetarëve kua ata shprehen ju është dashur ti kthejnë mbrapsht ilaçet e blera pasi

ato nuk kanë patur vulat e sigurisë,  ndërsa të tjerë thonë se përveç mjekëve,  farmacistët nuk japin të dhëna rreth efekteve të padëshiruara që mund të sjellin barnat që ata blejnë. Lidhur me këtë kreu i Shëndetësisë Petrit Vasili, për të zgjidhur përfundimisht problemet që ekzistojnë me barnat në tregun tonë farmaceutik, ka ngritur disa ditë më parë një task-forcë , për të siguruar cilësinë. Ndërkohë që një hap tjetër është rritja e vigjilencës nga personeli shëndetësor në lidhje me barnat që janë në qarkullim. Vetëm pak ditë më parë është ngritur një task- force e cila kontrollon edhe cilësinë e barnave në treg. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë është ngritur grupi i punës për hartimin e akteve ligjore për farmakovigjilencën, një sistem që nuk ka ekzistuar në vendin tonë prej vitesh. Efektet negative që mund të japin barnat mbi pacientët do të monitorohen dhe raportohen për herë të parë nga personeli mjekësor. Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave sqaroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm, pasi evidenton problemet që mund të hasin pacientet me cilësinë apo me keqpërdorimin e barnave.

Last Updated on E Marte, 23 Mars 2010 22:48

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›