E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sontazhet e zgjedhjeve, "Gain Bobi" përzgjedh fituese PD-në

Sikur zgjedhjet parlamentare të ishin zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2008 atëherë ato do të ishin fituar nga Partia Demokratike. Kështu sipas një sondazhi të realizuar nga qendra për studime humanistike "Gain Bobi" rezulton se e djathta do të fitonte një mandat të dytë të qeverisjes me 48% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste do të merrte vetëm 37% të votave të qytetarëve dhe lsi arrin të marrë vetëm 6.1%. Sipas sondazhit të "Gain Bobi", humbësit e mëdha të këtyre zgjedhjeve do të jenë partitë e vogla, pasi përveç partisë republikane asnjë parti tjetër nuk do të marrë më shumë se 1% të votave të shqiptarëve. Një surprisë politike rezulton nga sondazhi i realizuar nga "Gain Bobi" Partia G99 e cila edhe pse e re arrin të marrë 2.5% të votave. Ndërkaq sipas sondazhit të realizuar politikani më popullor është Presidenti i Republikës Bamir Topi me mbështetjen e 76.7% të qytetarëve. Ky sondazh është realizuar gjatë muajit dhjetor dhe janë pyetur 747 qytetarë shqiptarë, "Gain Bobi" njihet si shoqata që organizoi "Exit Pollin" e 3 korrikut të vitit 2005, sipas të cilit PD-ja kishte fituar në Tiranë dhe Durrës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›