E Martë, 3 Nëntor 2026

Shiroka atraksion turistik, investimet e viteve të fundit kanë shtuar interesin e vizitorëve

Vetëm 4 kilometra larg qytetit ndodhet Shiroka, një nga atraksionet turistike të Shkodrës. Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe moli për varkat lundruese.

Shiroka nuk frekuentohet  vetëm për shëtitje ose për të konsumuar diçka në baret apo restorantet, të shumët janë pushuesit vendas dhe të huaj që bëjnë plazh në këtë zonë

Ndërkohë bashkia Shkodër vijon punën për pastrimin dhe mbetjen pastër të bregut të Liqenit nga Ura e Bunës deri në Shiroke, ku këto ditë  është punuar për pastrimin nga algat, barishtet dhe mbetjet e tjera të plazhit publik në afërsi të molos.

Gazetare: Meg Mëhilli 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›