Qyteti i ëndërruar i komandantit
1.
Duhej të kishte pasur një hartë para vetes, se përndryshe do të bëhej huti e përgjithshme ndërsa jepte urdhrat për çlirim. Dhe duhej ta kishte vizatuar atë hartë prej kohësh, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti. Gjatë studimeve, ndërsa ikte prej përndjekjes politike të Partisë e Policisë; në netët e mërzitshme të burgut dhe ëndrrave po aq të mërzitshme, të ndërprera nga imazhet e ndonjë lagjeje të re, të ndonjë shtëpie me oborr që i hynte me automatizëm në hartë; në luftë, ndërsa në telefon do të dilte lajm për këtë apo atë fshat të granatuar nga forcat serbe.
Harta do të ishte e hollësishme. Do të hyjnë në të bodrumet e ndërtesave të qendrës, apartamentet në katet e fundit të ndërtesave me kulme të sheshta, shtëpitë me oborr, shtëpitë pa oborr, oborret pa shtëpi, kafeteritë e restorantet, ekzistuese apo ato që ndonjë ditë do të mund të bëhen.
Dhe, urdhrat do të ishin të hollësishme. Rrugëve të Prishtinës do të shiheshin ushtarët britanikë, uniforma e të cilëve dëshmonte se Kosova ishte çliruar; gjatë ditës, e posaçërisht në mbrëmje, do të ishin ushtarët e tij, pa uniforma, duke ekzekutuar urdhrin e përpiktë për çlirimin e bodrumeve të ndërtesave të qendrës, apartamenteve në katet e fundit të ndërtesave me kulme të sheshta, shtëpive me oborr, shtëpive pa oborr, oborreve pa shtëpi, kafeterive e restoranteve, ekzistuese apo atyre që ndonjë ditë do të mund të bëhen. Aty ku nuk mund të bëhej çlirimi, për shkak se pronari këtë e kuptonte si zaptim apo për shkak se çmimi i çlirimit ishte tepër i lartë, do të pasonte djegia. Edhe kjo, të thuash, një formë e çlirimit. Hapësinor.
Në të hyrë të vjeshtës së vitit 1999, ai kishte ndjenjën se kishte ndërtuar një qytet të ri, Prishtinën, ndërsa prej rrethit të tij, lehtësisht e pa ndonjë vonim do të kalonte në media kualifikimi "metropoli i shtetit të ri të pavarur".
Po të kishte dalë atëbotë në shqipet, në fund të atij viti do të mund të lexonte në "Qytetet e padukshme" (botoi më 2007, Aleph, Tiranë) të Italo Calvino-s:
"Qytetet, si ëndrrat, janë të ndërtuara nga dëshira dhe frikëra".
2.
Ashtu si nuk e fshehi frikën, gjegjësisht, lehtësinë e shkaktimit të saj, ashtu nuk i fshehi as dëshirat, jo vetëm ato personale. Vitet e fshehjes në Tiranë (një lloj ekzili politik nga autoritetet serbe dhe ekzili intelektual nga elitat e reja të Shqipërisë) i kishin shkaktuar një ndjenjë, e cila e ndarë dysh, do t‘i krijonte vargje mendimesh, të cilat zakonisht do të përfundonin në dhimbje koke dhe fillimin e një ulcere në bark. Njëra anë e mendimit i thoshte se po ta kishin kosovarët shtetin, do të bënin një qytet shumë më të mirë e funksional se sa ç‘ishte Tirana, qytetarët e së cilës, me tërë ato vite shteti e kishin lënë ende me shijen e një kasabaje. Tjetra, ishte një ndjenjë që ishte bërë mendim, se Tirana, me strukturën e saj të gjerë, ishte një e Përhitur, në pritje të rrobave më të mira që do t‘ia nxjerrin në shesh bukurinë.
Dhe, kur urdhëroi çlirimin e bodrumeve të ndërtesave të qendrës, apartamenteve në katet e fundit të ndërtesave me kulme të sheshta, shtëpive me oborr, shtëpive pa oborr, oborreve pa shtëpi, kafeterive e restoranteve, ekzistuese apo atyre që ndonjë ditë do të mund të bëhen, po ashtu urdhëroi që Prishtina të ketë sheshe, aveny dhe bulevarde. Hapësirën ku vërejti se mund të mblidheshin 200 njerëz e quajti shesh, rrugën që ishte njëkahëshe dhe që kishte dy korsi e quajti aveny, atë që kishte dy korsi nga njëra dhe dy nga ana tjetër e quajti bulevard, veten kaherë e kishte quajtur komandant e me të gjitha këto veti të qytetit e ato personale nuk bëhej që Kosova të mos quhej shtet.
Urdhëroi edhe që Qyteza Pejton të bëhej lagje më e mirë se Blloku i Tiranës. Nuk i kishte thënë kush se Qyteza Pejton qe bërë paralagje e Prishtinës, për serbët vendës, në vitet pesëdhjetë e as se Blloku i Tiranës nuk qe bërë nga Enver Hoxha, kujtimi i emrit të të cilit jo një herë e kishte ngritur befasisht nga vendi në shenjë respekti, por nga Ahmet Zogu, si shpërblesë për oficerët e tij të devotshëm.
Në fakt nuk i kishin thënë shumë gjëra, e as se në librin e Calvino-s "qyteti thotë gjithë atë që duhet të mendosh".
Po t‘i kishin thënë, do të duhej ta lexonte qytetin, shenjat e tij, fjalët, klithmat e këngët që nuk fshehën fare.
3.
Ǒka do të mund të lexonte në atë që dikur quhej sheshi "Vëllazërim-Bashkim"? Reagimin e tij impulsiv se do të duhej rrëzuar këtë përmendore dhe ngritur një tjetër, mundësisht të dikujt që ka kallash, bombë dore, krahëror të madh e të hapur që do të mund të ndalte edhe gjylen e topit? Projeksionin për një përmendore të vogël, ndoshta, që do të mund të çlironte hapësirën në qendër të qytetit për të ngritur fillimisht disa piceri, e ndoshta në të ardhmen një ndërtesë shumëkatëshe?
Mbase do të mund të lexonte për veten.
Në atë hapësirë, dikur qëndronte tregu i mbyllur, një soukh oriental me dyqane me çepenga. Partia e Policia vendosën që duhej rrënuar e vjetra për të ndërtuar të renë. Në vend të Pazarit të madh u ndërtua Kuvendi i Kosovës (në të cilin mund të dëgjoje a të dëgjosh me pak fjalë se sa në Pazar, së paku aso që lënë mbresë, edhe pse qe ndërtuar si vendi i shprehjes) dhe sheshi "Vëllazërim-Bashkim". "Vëllazërim-Bashkimi", sheshi, e me të edhe koncepti, u ndërtuan mbi dhunën e shkatërrimit. Dhe dëshirën e pushtetmbajtësve.
Qyteti është krijuar "nga marrëdhëniet mes kufijve të hapësirës së tij dhe ngjarjeve të së kaluarës", thotë në librin e tij Calvino.
Problemi për komandantin është se kur fillon e kaluara; kur fillon e ardhmja?
Sikur me Partinë e Policinë, që vendosën se e kaluara kishte filluar në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe komandanti po përpiqet të tregojë disa vjet me radhë se e kaluara kishte filluar në vitet nëntëdhjetë, shumë-shumë më 1981.
4.
Marco Polo i shkruan Kublaj Kanit për udhëtimet e tij. Veneciani përshkruan qytetet të cilat i ka parë në Perandorinë e Kanit, me një kut matës, me Venecian e tij. Prijësi aziatik ndërton sensin e qytetit, gjegjësisht të qytetërimit, nëpërmjet përshkrimit të Polo-s. Kjo është teknika e librit brilant të Calvino-s.
Komunikimi mes të dyve mbërrin, përkundër faktit se bisedojnë brenda sistemeve të ndryshme të vlerave. Polo flet me shenjat e qytetit të tij të lindjes, Kublaj Kani me atë të pushtuesit. Që të dy, megjithatë brenda një tërësie, të përdorim një fjalë tashmë të harruar, dialektike.
Çfarë do t‘i përshkruante, si do të përshkruante dhe si do të kuptoheshin, rrëfimtari i ri kosovar komandantit? Si do t‘ia bënin për t‘u kuptuar për nocionet bazike të qytetit?
Do të nevojitej teknikë letrare, gjithsesi.
"Nganjëherë qytete të ndryshme pasojnë njëra-tjetrën mbi të njëjtin vend e me të njëjtin emër, lindin dhe vdesin pa u njohur me njëri-tjetrin, të pakomunikueshëm mes tyre".
5.
"Kur erdhi për herë të parë në qytet, duhet të jetë ndier i përbuzur". Me këtë formulim fillojnë shumë rrëfime për njerëzit që iu hakmorën qyteteve, në të marrë pushtetin. E kundërta ndodhi me Marco Polo-n dhe Kublaj Kanin, në "Qytetet e padukshme"; ata analizojnë njeriun nëpërmjet të qyteteve imagjinare, duke krijuar një harmoni me qytetin, gjegjësisht qytetërimin.
Është një stad pak më i largët për komandantin, ndonëse ai tashmë ka arritur në kah fundi i ndjenjës së përbuzjes dhe kur flet në shumës thotë "Ne,qytetarët...".