TRADITA DHE AUTOQEFALIA E KISHES ORTODOKSE
Është e provuar se në Shqipëri krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është marrë nga arbërit direkt nga goja e apostujve, e ky është një fakt me tepër rëndësi, për sa u përket pretendimeve të popujve sllavë (sidomos serbëve) për lidhjen e tyre të fortë e të lashtë me ortodoksinë, pasi këtë besim ndryshe, nga ne, ata e kanë marrë përmes popujve të tjerë. Në hapësirat e Arbërisë kanë predikuar Shën Pali, Shën Andrea, Shën Luka; ky i fundit autor i librit "Vepra e Apostujve" dhe nxënës i pandarë i apostullit Pal.
Vijueshmëria dhe konsolidimi i kësaj tradite na jepet edhe me fakte të tjerë. Mozaikët me brendi të krishterë në Kishën e Shën Anargjirëve, që mendohet të ketë qenë qendra peshkopale e Durrësit, ndërtuar rreth viteve 610-641, janë të ngritura nga dyshemeja mbi mure dhe shfaqen si pararendës të afreskeve të mëvonshme. Ky nuk është një fakt i thjeshtë, përkundrazi; ngritja e tyre mbi mur nuk është bërë për shkaqe ekspozimi, por për shkaqe psikologjike e adhurimi, çka tregon se krishterimi këtu kish arritur një fazë konsolidimi. Ndërkohë, që dëshmia se nëpër këta mozaikë gjejmë shkrime në gjuhën greke, nuk tregon aspak etninë e vendasve, pasi gjuha greke në këtë kohë ishte gjuhë e Kishës, si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim. Madje, edhe shumë nga dokumentet e Vatikanit deri në shekullin VII janë në gjuhën greke.
Për sa u përket shekujve të ardhshëm, mund të vëmë në dukje se popullsitë ilire, që herët i bindeshin vetëm klerit të tyre, sepse vetë Roma sanksiononte zgjedhjen e primatit që ata paraqisnin, si dhe miratonte zakonet e veçanta të Kishës së Ilirisë. Po kështu, disiplina e kishave të Ilirisë afrohej më shumë me atë të kishës romane, pasi ato ndiqnin liturgjinë dhe vareshin drejtpërdrejt prej saj. Ajo e Bizantit ishte krejt ndryshe. Ja, pse shumë historianë, duke mos e vënë re këtë ndryshim, kur p.sh. arkipeshkvët e Ohrit, të bazuar mbi disiplinën e moçme të vendit, kryenin veprime që nuk i bënin patriarkët grekë, i rezultonin këto ndryshime disiplinore si ndryshime dogmatike, me pohimin se ky primat nuk i kryente detyrat e tij kanonike. Në vijim, nga fragmentet e një krisobule të publikuar nga Rali dhe Pote, një kopje e plotë e së cilës gjendet në Malin Sinai, shihet se organizimi fetar deri në atë kohë nuk e përfshin Primatinë e Ilirisë nën selinë e Bizantit. Edhe nga dokumente të tjera rezulton po i njëjti përfundim. Pra, qysh prej vitit 640 e deri më 1017, domethënë prej rreth katër shekujsh, ajo nuk varej nga Bizanti, e ç‘është më befasuesja, të gjitha vendet që kishin lidhje me Primatinë e Ohër-Justinianës, dhe politikisht vareshin (një palë nga princërit diokleatë - ilirë - të tjerët nga mbretërit bullgaro-vllehë dhe bullgaro-shqiptarë), nuk ishin vetëm katolikë me hope si grekët, por ata mbetën katolikë deri në vitin e skizmës së madhe, pra edhe gjatë atyre kohëve, kur në Bizant perandorët dhe patriarkët grekë pranonin çfarëdo lloj doktrine.
Është mjaft domethënës edhe fakti që shumë nga terminologjitë e Kishës sonë shqiptare janë me origjinë latine, si meshë, kungatë, prift, shenjt, pagëzim, peshkop, kryq, mallkim etj. Fjalët altar, abat, abaci, frat, apo ferr, kanë hyrë direkt nga vetenishtja në gjuhën e kishës. Kjo dukuri nuk vërtetohet në ato popullsi që e morën krishterimin më vonë, sidomos tek ato sllave (si p.sh. bullgarët) që e morën atë pas shekullit VIII. Madje është interesant edhe një fakt tjetër. Në shkurt të vitit 313, në një edikt të lëshuar në Milano, jo të shkruar, Kostandini i madh e shpall të lirë fenë e krishterë dhe cakton për të një ditë pushimi në javë, ditën e diel (dies-solis), të cilën shqipja duket ta ketë marrë që në origjinë, direkt që nga latinishtja, gjë që nuk e kanë gjuhët e tjera. Ky aspekt, ndoshta me burim fetare, na dëshmon historikisht se arbrit janë në trevat e tyre që para shekujve IV-V kur ndodhin këto dukuri në gjuhën e Kishës së krishterë. Ndërkohë që një ndikim i tillë duket të jetë qëndrueshmërisht ndikues edhe më vonë. Historiani i njohur Jireçek thekson se "karakteristikë dalluese e hapësirës shqiptare në Mesjetën e hershme ka qenë urbanizimi i saj mjaft i zhvilluar". Këtë pohim e ka përkrahur edhe Aleks Buda, i cili te ky faktor gjen edhe shkakun e qëndresës së pashembullt të shqiptarëve ndaj romanizimit. Prurjet e reja tregojnë se kësaj të vërtete të pamohueshme duhet t‘i shtohet edhe roli i krishterizimit të hershëm
Në këtë histori, një kapitull i veçantë duhet hapur për Justinianën e parë dhe Patrikanën e Ohrit. E kjo për një arsye madhore që lidhet me traditën tonë të gjatë në fushën e autoqefalisë së kishës. Justiniana e parë u themelua nga Justiniani me anën e një akti të lëshuar më 14 Prill të vitit 535 dhe që lexohet në Novelën XI. Jo vetëm për jetën fetare të popullit shqiptar, por, pothuaj të të gjithë gadishullit Ilirjan, Ohër-Justiniana ka qenë metropoli i tij nga viti 535 deri në 1767, kur u shkatërrua nga vandalizmi greko-bizantin dhe nga intrigat e fanariotëve. Duhet theksuar se në të gjithë Kishën Lindore, ka pasur gjithsej vetëm tre Patrikana autoqefale, ajo e Ohrit, e Pejës (e suprimuar në po atë vit me Ohrin) dhe ajo e Qipros, e cila e ruan autoqefalinë edhe sot.
Për historianin, shkatërrimi i arkivave të një kryeqendre kaq të rëndësishme e kaq të madhe, si Metropoli Ohër-Justiniana, është një humbje për të cilën nuk do të vinte shumë keq, nëse veç interesit të madh në lidhje me të, nuk do të kishin shërbyer shumë fakte fetare si pika orientimi për ngjarjet civile. Po edhe nga ana fetare, dëmi qe i madh e i kontestueshëm. Ligjërimi i primatit ose Patriarkatit të Justinianës-Ohrit ishte kryer nga Papa me kërkesën e një perandori të krishterë, dhe është patriarku grek që, në vitin 1767, i kërkon një perandori jo të krishterë suprimimin e po kësaj primatie. Cili nga këto dy akte vallë ishte kanonik apo kundër-kanonik, i krishterë dhe jo i krishterë. Po një suprimim kundër-kanonik dhe kundër-kristian, ç‘ndikim mund të ketë në sytë e të krishterëve: Shqiptarë, Vllehë, e të tjerë?
Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, por, shkaku për të cilin është debatuar gjithherët ishte zotërimi i Ilirisë dhe i Ohrit, metropolit të tij. Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbetej zotëruese e Ohrit dhe të mos lejonte ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formua në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma ish munduar të romanizonte, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten, e më pas edhe gjuhët vendase, të cilat u bënë krahinore, rurale, në krahasim me gjuhën zyrtare të pranuar nga të gjithë.
Ndaj shfaqet si vërtet rrëqethës krimi i shkatërrimit me një përkujdesje të skajshme i arkivave të primatisë ilire, dhe të gjitha pjesëve përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat ajo i kish pasur deri në atë kohë me Romën. Vargu i primatëve ilirë ka humbur krejtësisht. Providenca të paktën lejoi që një prej regjistrave të kësaj primatie t‘i shpëtojë vandalizmit bizantin. Për të thënë të vërtetën, edhe vetë ky regjistër nuk është i plotë. Aty-këtu i janë shkëputur fletë, diku tjetër janë shuar disa akte. Por i tillë siç ekziston - dhe ne jemi të lumtur që kemi një kopje të tij - ai dëshmon për një vandalizëm, për të cilin vetëm grekët na duket se qenë të zotë. Ekzistonin edhe dokumente të çmuara në Manastirin e Shën Naumit, të ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë mbi një kodrinë në jug të liqenit të Ohrit, por ato u shkatërruan me urdhër të patriarkut grek në vitin 1850 ose 1851. Murgu Serafim, autor i këtij akti vandalizmi, i thoshte më 1856 peshkopit Popov dhe tre shokëve të tij, një dhjaku dhe dy priftërinjve francezë: "Sa më ka kushtuar për t‘i shkatërruar të gjitha këto. Por patriarku më ka urdhëruar tri herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: - është hera e fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh, dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët. - Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to para manastirit dhe t‘u vija flakën. Por sa keq më vinte!". Dhe ajo çka të habit është se nuk janë vetëm arkivat e Primatisë së Ohrit dhe të Shën Naumit ato që shkatërroi patriarku grek. Historiani rus Venelin tregon, gjithashtu, se edhe ato të Tërnovës së madhe u asgjësuan me urdhër të patriarkatit grek.
Ja pse në luftën e madhe e të rëndësishme që ndërmori populli shqiptar rreth 150 vjet më vonë nga shkatërrimi i Patrikanës së vet autoqefale, ai nuk mundej dhe duhej të ndihej i patraditë. Kish shekuj të tërë që e kish pasur, pavarësisht se nuk ka gjurmë dokumentare. Turqit, me të ardhur në pushtet, vendosën parimin fetar si të vetmin që dallonte kombësinë. Të gjithë ata që kishin një fe, ishin për ta të së njëjtës kombësie, pra nuk ekzistonte kurrfarë kombësie, por vetëm fe. Të gjithë myslimanët ishin një komb dhe të gjithë të krishterët një komb armik me ta. Ja pse të gjithë ortodoksët ata i quajtën grekë dhe të gjithë myslimanët turq kudo që të ishin. Nacionalistët grekë e rrokën menjëherë këtë parim, për ta përdorur rënien e Autoqefalisë së Ohrit dhe nëpërmjet Kishës dhe patriarkëve të vet synuan fortësisht idenë e tyre të helenizimit të të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit me divizën se të gjithë ortodoksët duhet të quheshin grekë, ashtu siç thoshin turqit. Ja, pse Shkatërrimi i Mitropolisë së Ohrit dhe arkivave të saj ishte një gjëmë kombëtare historike për shqiptarët, sepse i hoqi të gjitha barrierat e mundshme fetare dhe historike ndaj furisë së lëvizjeve helenizuese. Shqipërisë së zhveshur nga tradita e një kishe autoqefale - për aq sa qe e mundur deri në ato shekuj - dhe dorëshkrimet e kësaj tradite, i mbeti për t‘u mbrojtur vetëm shpirti i kombit. Ja, për këtë arsye shfaqet si proverbiale shfaqja e vrullshme e fuqisë së këtij shpirti, në veprimin e 30 Korrikut 1919, kur u shpall Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës si Kishë Autoqefale dhe Fan Noli si peshkop i saj. Mirëpo mbetej që kjo të kryhej brenda vetë Shqipërisë, për t‘i vendosur kështu një barrierë përdorimit të deriatëhershëm të Kishës dhe përkatësisë ortodokse të shqiptarëve, për qëllimet politike të Greqisë.
Ky akt nisi me Kongresin Kishtar të Beratit, dhe me formulën e tij për klerin shqiptar të vendosur pas shumë diskutimesh në mbledhjen e 52-të të datës 31 Maj të vitit 1923:
a) të jetë nënshtetas shqiptar;
b) të dijë gjuhën shqipe;
c) të gëzojë të drejtat civile politike;
d) të jetë i racës shqiptare prej tre brezash në Shqipëri.
Me veprimet e tij të guximshme, të menduara mirë e të mbështetura fort në kanonet e shenjta shqiptare, Fortlumturia e tij Visarion Xhuvani, arriti ta vijojë traditën tonë autonome apo autoqefale nga viti 1919 deri në maj të vitit 1936, kur Patrikana Ekumenike e kushtëzoi dhënien e Tomus-it me largimin e tij. Por gjithsesi, gjatë këtyre viteve, ai mundi ta shqiptarizojë plotësisht kishën tonë kombëtare, ta shkëpusë nga varësia e Fanarit dhe të plotësojë kushtet për të merituar më 1937 Tomusin Patriarkal, që shpalli përfundimisht autoqefalinë shqiptare.
Ndaj s‘është e udhës të thuhet se ne nuk kemi një traditë të fortë autoqefale. Përkundrazi, është e udhës të thuhet se shtegu që çeli me aq mund e dhimbje Visarion Xhuvani dhe të gjitha qarqet patriotike ortodokse shqiptare të mbledhura përreth tij, brenda dhe jashtë vendit, nuk është hapur ende dhe sot, 85 vjet pas vendosjes së formulës së klerit shqiptar, në atë udhën e drejtë e të pakthyeshme të konsolidimit dhe zbatimit të kësaj formule. Ende dhe sot, ne kemi një Hirësi në krye të Kishës sonë që nuk i plotëson pikat e kërkesës së formulës (e këtu nuk bëhet fjala vetëm për çështjen e shumëlakuar të nënshtetësisë, por parësisht për përkatësinë e pashmangshme të tij të racës shqiptare). Ende dhe sot nuk ndihet i gjallë dhe udhërrëfyes parimi parësor i Visarion Xhuvanit, sipas të cilit "Kisha nuk është një vend vetëm për t‘iu lutur Zotit, por është një vend ku ungjilli me gjuhën e vet tregon se si duhet të punojmë për kombin".
Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo "aventurë" e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historisë së saj, një nga të paktat që nuk ka mundur dot të përfundojë pozitivisht, të ecë në gjurmët e traditës, e të përmbushet si dhe shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë me konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij.