Strazimiri në gjyq për vrasje në ‘97
Plagosja e mjekut Ali Refatllari nuk ka qenë e para vepër penale që ka kryer Arben Strazimiri në jetën e tij. Në Gjykatën e Tiranës ai është duke u gjykuar edhe për një çështje tjetër, e cila zë fill 11 vjet më parë. 35-vjeçari është akuzuar për një vrasje që mendohet se e ka kryer në Gjermani, në vitin 1997. Procesi gjyqësor, i cili ka nisur në vitin 1998 dhe ka ndryshuar deri tani dy gjyqtarë, është pezulluar pas paraqitjes nga ana e mjekëve ligjorë të ekspertizës mjekësore të Strazimirit. Sipas kësaj ekspertize, i pandehuri është shpallur i papërgjegjshëm mendërisht dhe ndaj tij gjykata ka vendosur masën e mjekimit të detyrueshëm në spital. Pra ai duhet të qëndronte i izoluar në spital ku duhej të merrte trajtimin e duhur mjekësor. Ky vendim është dhënë në prill të vitit 2004 dhe që prej asaj kohe, për çdo vit në muajin prill gjykata rihap çështjen, duke kërkuar rifreskimin e ekspertimit mjekësor të Strazimirit. Bazuar mbi këto rezultate gjykata ka vendosur për vazhdimin e procesit, apo lënien e tij të pezulluar.
Por Strazimiri duket se ka përfituar në një mënyrë jo shumë të qartë për heqjen e masës së mjekimit. I akuzuar edhe për vepra të tjera penale, ndër të cilat plagosja me thikë e një miku në një lokal lojërash fati në kryeqytet, ai është paraqitur në gjykatë për t‘u gjykuar për këto vepra. Këtu duket se ai ka arritur të sigurojë një tjetër ekspertizë mjekoligjore, sipas së cilës ai mund të linte spitalin dhe të merrte mjekim ambulator në shtëpi. Dalja nga izolimi spitalor i ka krijuar atij mundësinë të lëvizë lirshëm pa probleme, deri në momentin kur ka kryer krimin e radhës. Plagosja e mjekut Ali Refatllari ka rikthyer vëmendjen te 35-vjeçari i rrezikshëm, i cili ndërkohë vazhdon të jetë i pandehur për akuzën e "Vrasjes me paramendim", të parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal. Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranës, muajin e fundit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 1997, nga autoritetet gjermane kanë ardhur edhe përgjigjet e dy letër-porosive të dërguara kohë më parë nga Gjykata Shqiptare. Në këto përgjigje janë dëshmitë e dy personave që duket se kanë pasur lidhje me ngjarjen ku një person ka mbetur i vrarë me thikë dhe Strazimiri është i akuzuar si autor i krimit.
Aktualisht 35-vjeçari, i cili është djali i xhaxhait të zëvendësministrit të Brendshëm, ndodhet nën masën e sigurisë burg pa afat, e dhënë rreth dy javë më parë nga gjykata. Mëngjesin e 11 prillit, Arben Strazimiri goditi me thikë mjekun Ali Refatllari në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e dajës së tij, i cili kishte ndërruar jetë dy javë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Për këtë ngjarje, 35-vjeçari ishte i bindur se fajtor ishte mjeku kardiolog që kreu operacionin, Ali Refatllari. Pas arrestimit, gjatë marrjes në pyetje në polici, por edhe përpara gjykatës gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, ai e ka pranuar krimin, duke deklaruar se shefi i kardiologjisë kishte qenë përgjegjës për vdekjen e dajës së tij.
reagimi
Mjekët protestuan për
plagosjen e Refatllarit
Plagosja e shefit të repartit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, brenda ambienteve të spitalit, shkaktoi një reagim të ashpër te kolegët. Për dy javë rresht mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë protestuar nga një orë përpara ambienteve të punës, duke ndërprerë operacionet e planifikuara. Ata kanë kërkuar dënimin sipas ligjit të autorit të kësaj ngjarjeje, por edhe rritjen e sigurisë në ambientet e punës për mjekët dhe punonjësit e tjerë të spitalit. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat e tyre edhe më gjatë, deri në vënien në lëvizje të strukturave përkatëse për zgjidhjen e kërkesave të tyre.