Tafaj: 9% e nxënësve nuk ndjekin shkollën e mesme

Ai tha se objektivi është që çdo nxënës që mbaron shkollën 9-vjeçare të vazhdojë më tej shkollimin.
“Sot ne jemi në një stad krejt tjetër. Shqipëria ka sistemin arsimor më të gjerë që ka njohur më pare. Sot mbi 91% e nxënësve që mbarojnë shkollat 9-vjeçare, regjistrohen shkollat e mesme. Shqipëria ka sot numrin më të madh të studentëve sesa 7-8 vjet më parë. Ne kemi vendosur atë objektiv që ia kishim vënë vetes, ku çdo nxënës që mbaron arsimin 9-vjeçar të fillojë arsimin e mesëm dhe se çdo maturant pas përfundimit të shkollës së mesme të ketë mundësi të realizojë ëndrrën e tij të bukur, të fillojë arsimin e lartë”, tha Tafaj.
Kjo, sipas kreut të MASH, është një arritje e madhe e Shqipërisë” “Ky është një investim i madh që ka bërë familja shqiptare. Është një rezultat i shkëlqyer i politikës vizionare të Kryeministrit dhe qeverisë “Berisha” për të zhvilluar arsimin tonë, për ta ngritur atë në lartësinë e kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, për të përgatitur këtë gjeneratë të re”, tha ai nga Kamza ku u organizua një aktivitet në përkujtim të çeljes së shkollës së parë shqipe. /Start/
2012-03-06 16:06