Qyteti ilir qe u fsheh nga sllavet, ne Exclusive

Ndersa burimet kishtare kane shenjuar me kalendar te rregullt gjithcka qe ka ndodhur ne kete qytet prej shekullit te 8-te deri ne shekullin e 17-te, ne dijet e tjera, ne histori e arkeologji, heshtja u thye vetem para nje viti.
Kerkimet e para te arkeologjise jugosllave, qe u takojne viteve 1980, zbuluan nje hershmeri me te madhe se ajo qe dihej. Ishte pikerisht trashegimia ilire e kultures se Shasit qe e trembi shkollen arkeologjike te Beogradit dhe gjetjet u kthyen ne nje “fond rezervat”. Por tani eshte nje kohe tjeter. Mendjet e emancipuara te shkolles malazeze te dijes, shqiptuan perfundimet e para te karakterit te kesaj kulture. Ajo eshte e njejte me kulturen e Komanit, dhe kjo ka rendesi jo vetem per historine e Shasit, por pergjithesisht per historine e rajonit.
Nje vullnet i ri europeist qe kulturen e tjetrit e cmon si deshmitare te kultures se vet, qe njohjen e se shkuares e vlereson si faktor per zbutjen e kuptimit te kufirit, ka hapur librin rezervat te historise se Shasit, faqen bregdetare te Adriatikut, ne gjithe shtrirjen e tij nderkufitare.