Nënofi ceri i policisë ushtarake vret veten sapo kthehet në banesë
Një nënofi cer i policisë ushtarake
i ka dhënë fund jetës në
kushte të pashpjegueshme, duke
qëlluar veten në zemër me pistoletën
e punës. Endrit Tresa, 23
vjeç, e ka kryer këtë akt mbrëmjen
e së premtes, sapo është kthyer
në banesë, ndërsa familjarët
mendojnë se çdo gjë ka qenë
aksidentale. Dje i kanë dhënë
lamtumirën e fundit, ndërsa
policia dyshon se vetëvrasja ka
ardhur për shkak të depresionit.
Rrugës për në shtëpinë e të riut,
e cila ndodhet në fund të fshatit
Damjan, gra të veshura me të
zeza, kolegë të 23-vjeçarit, por
edhe të afërm të tij, shihnin
njëri-tjetrin duke mos e besuar
që Endriti nuk ishte më. "O bir,
o bir", thërriste edhe gjyshja e tij,
e cila e gjeti të vdekur në banesë.
E veshur me të zeza me shami
të bardhë në kokë, përpiqej të
fshinte lotët. Së bashku me të
afërmin e saj, Naimin, ata tregojnë
sesi ndodhi ngjarja dy ditë më
parë. "Ishte ora 10.00 e paradites
së dy ditëve më parë, kur Endriti
ka ardhur së bashku me kushëririn
e tij e me dy vëllezërit dhe do
të shkonin për të peshkuar. Por,
meqë makina e Endrit nuk ndizej,
ai kishte shkuar te disa shokë të
tij në Vaqarr për ta rregulluar",
kanë nisur të tregojnë dy të afërmit
e të riut. Sipas tyre, djali
ishte kthyer sërish në banesë.
"Ora ishte 19.00, kur Endriti ka
hyrë në dhomë për t‘u zhveshur.
Jashtë, të ulur në avlli, kanë qenë
dy vëllezërit e tij, ndërsa afër me
shtëpinë ka qenë gjyshja. Është
dëgjuar një krismë dhe gjyshja u
është drejtuar dy nipërve të tjerë,
duke i thënë që të shkonin të
shihnin se çfarë kishte ndodhur",
tregon më tej Naimi. Mësohet
se 23-vjeçari ishte i përkulur në
dysheme. Arma tip pistoletë, të
cilën e kishte të shërbimit, ishte
afër tij. Ndërsa në mur, mbrapa
derës së dhomës, ishte krijuar
një vrimë. Sipas të afërmve,
23-vjeçari ka qenë duke u zhveshur,
kur dyshohet se arma që
ka qenë e mbushur t‘i ketë rënë
nga dora dhe më pas ka kryer një
qitje të pavullnetshme. Mësohet
se pasi të afërmit e kanë gjetur të
ulur në tokë dhe pa ndjenja, janë
nisur për në Spitalin Ushtarak,
por aty kanë mësuar se Endrit
Tresa kishte vdekur.
i ka dhënë fund jetës në
kushte të pashpjegueshme, duke
qëlluar veten në zemër me pistoletën
e punës. Endrit Tresa, 23
vjeç, e ka kryer këtë akt mbrëmjen
e së premtes, sapo është kthyer
në banesë, ndërsa familjarët
mendojnë se çdo gjë ka qenë
aksidentale. Dje i kanë dhënë
lamtumirën e fundit, ndërsa
policia dyshon se vetëvrasja ka
ardhur për shkak të depresionit.
Rrugës për në shtëpinë e të riut,
e cila ndodhet në fund të fshatit
Damjan, gra të veshura me të
zeza, kolegë të 23-vjeçarit, por
edhe të afërm të tij, shihnin
njëri-tjetrin duke mos e besuar
që Endriti nuk ishte më. "O bir,
o bir", thërriste edhe gjyshja e tij,
e cila e gjeti të vdekur në banesë.
E veshur me të zeza me shami
të bardhë në kokë, përpiqej të
fshinte lotët. Së bashku me të
afërmin e saj, Naimin, ata tregojnë
sesi ndodhi ngjarja dy ditë më
parë. "Ishte ora 10.00 e paradites
së dy ditëve më parë, kur Endriti
ka ardhur së bashku me kushëririn
e tij e me dy vëllezërit dhe do
të shkonin për të peshkuar. Por,
meqë makina e Endrit nuk ndizej,
ai kishte shkuar te disa shokë të
tij në Vaqarr për ta rregulluar",
kanë nisur të tregojnë dy të afërmit
e të riut. Sipas tyre, djali
ishte kthyer sërish në banesë.
"Ora ishte 19.00, kur Endriti ka
hyrë në dhomë për t‘u zhveshur.
Jashtë, të ulur në avlli, kanë qenë
dy vëllezërit e tij, ndërsa afër me
shtëpinë ka qenë gjyshja. Është
dëgjuar një krismë dhe gjyshja u
është drejtuar dy nipërve të tjerë,
duke i thënë që të shkonin të
shihnin se çfarë kishte ndodhur",
tregon më tej Naimi. Mësohet
se 23-vjeçari ishte i përkulur në
dysheme. Arma tip pistoletë, të
cilën e kishte të shërbimit, ishte
afër tij. Ndërsa në mur, mbrapa
derës së dhomës, ishte krijuar
një vrimë. Sipas të afërmve,
23-vjeçari ka qenë duke u zhveshur,
kur dyshohet se arma që
ka qenë e mbushur t‘i ketë rënë
nga dora dhe më pas ka kryer një
qitje të pavullnetshme. Mësohet
se pasi të afërmit e kanë gjetur të
ulur në tokë dhe pa ndjenja, janë
nisur për në Spitalin Ushtarak,
por aty kanë mësuar se Endrit
Tresa kishte vdekur.