"Xhindi", nën hetim lejet e ndërtimit
Grupi i hetimit, i ngritur
për vrasjen e deputetit
të PS-së, Fatmir Xhindi,
ka mbërritur për verifikime
dhe hetime edhe në Bashkinë
e Fierit. Drejtuesit e bashkisë
kanë konfirmuar zyrtarisht se
Prokuroria e Krimeve të Rënda,
me anën e një faksi të dërguar
mbrëmjen e së premtes, ka
kërkuar njohjen me disa dosje të
lejeve të ndërtimit që janë dhënë
nga zyra e urbanistikës së bashkisë.
Burimet zyrtare të Bashkisë
së Fierit shpjegojnë për gazetën
"Shqip", se Prokuroria e Krimeve
të Rënda ka kërkuar dosjet e tri
lejeve të ndërtimit që janë akorduar
vetëm për një firmë. Emri i
firmës, për të cilën është interesuar
Prokuroria e Krimeve të Rënda,
nuk bëhet e ditur për arsye
hetimi, por mësohet se bëhet fjalë
për një shesh ndërtimi, ku firma
në fjalë po përgatitet të nisë
ndërtimin e një pallati shumëkatësh.
Është pikërisht ai shesh
për të cilin po hetohen dy personat
e njohur të deputetit të vrarë,
Fatmir Xhindi, inicialet e të cilëve
janë L.F dhe K.XH. Drejtues të
bashkisë kanë thënë për gazetën
"Shqip" se Këshilli i Rregullimit të
Territorit, si dhe zyra e urbanistikës
për firmën që po heton Prokuroria
e Krimeve të Rënda, ka dhënë kohët
e fundit tri leje ndërtimi, kurse
për një prej tyre është marrë vendimi
në mbledhjen e fundit të
KRT-së së qytetit. Leja e ndërtimit
është dhënë për ngritjen e një pallati
shumëkatësh që do të ndërtohet
në lagjen "1 Maj" të qytetit të
Fierit, ku dyshohet se deputeti Fatmir
Xhindi ka pjesën më të madhe
të aksioneve. Ndërkohë, burimet
policore tregojnë për gazetën se
hetimi i atentatit ndaj deputetit të
Partisë Socialiste i është deleguar
Drejtorisë së Policisë Fier, Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë,
si dhe një sektori të rëndësishëm
në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Reduktimi i grupit të hetimit
është bërë me qëllim të mbajtjes
së fshehtë të hollësive të hetimeve
dhe ecurisë së tyre. Gjithashtu,
burime të gazetës "Shqip"
nga brenda grupit të hetimit, tregojnë
se po punohet me metodën
e përjashtimit për zbardhjen e
çështjes, që do të thotë se punohet
dhe merret një nga pistat e
dyshuara të hetimit, plotësohet
me fakte e prova dhe në rast se
këto nuk tregojnë shkak të ngjarjes,
rrëzohet si pistë. Mësohet
se pista e parë e cila do të shkojë
me sigurim faktesh deri në fund,
është ajo e sheshit të pallatit në
lagjen "1 Maji", ku dhe është
përqendruar ditët e fundit grupi i
hetimit. Nëse nga shqyrtimi i
provave të kësaj piste të parë nuk
del e qartë autorësia, atëherë fati
i saj është rrëzimi dhe do të nisë
nga shqyrtimi pista e dytë, që mësohet
se është ajo e aktivitetit personal
të deputetit Fatmir Xhindi.
Ditën e fundit të jetës, disa orë
para vrasjes së tij, Fatmir Xhindi,
përveç konsumimit të një kafeje
në një lokal përballë ndërtimit që
do të realizonte, ka pirë kafe në një
lokal përballë Bashkisë së Fierit.
Personat që e kanë shoqëruar në
këtë kafe mësohet se kanë qenë
anëtarë dhe dashamirës së PS-së
lokale, të cilët pas vrasjes së deputetit
Fatmir Xhindi janë marrë
në pyetje dhe kanë treguar orët e
fundit të tij. Ndërkohë, në Roskovec,
që nga pasditja e së enjtes
nuk ka më shërbime policore. Urdhri
më i fundit ka qenë largimi i
uniformave blu, pasi vendi i ngjarjes
dhe rrethinat e tij nuk mbartin
më prova të reja. Forca të
shumta policore kontrollonin
zonën me imtësi që prej mbrëmjes
së të shtunës, ku u ekzekutua me
armë zjarri deputeti Xhindi.
për vrasjen e deputetit
të PS-së, Fatmir Xhindi,
ka mbërritur për verifikime
dhe hetime edhe në Bashkinë
e Fierit. Drejtuesit e bashkisë
kanë konfirmuar zyrtarisht se
Prokuroria e Krimeve të Rënda,
me anën e një faksi të dërguar
mbrëmjen e së premtes, ka
kërkuar njohjen me disa dosje të
lejeve të ndërtimit që janë dhënë
nga zyra e urbanistikës së bashkisë.
Burimet zyrtare të Bashkisë
së Fierit shpjegojnë për gazetën
"Shqip", se Prokuroria e Krimeve
të Rënda ka kërkuar dosjet e tri
lejeve të ndërtimit që janë akorduar
vetëm për një firmë. Emri i
firmës, për të cilën është interesuar
Prokuroria e Krimeve të Rënda,
nuk bëhet e ditur për arsye
hetimi, por mësohet se bëhet fjalë
për një shesh ndërtimi, ku firma
në fjalë po përgatitet të nisë
ndërtimin e një pallati shumëkatësh.
Është pikërisht ai shesh
për të cilin po hetohen dy personat
e njohur të deputetit të vrarë,
Fatmir Xhindi, inicialet e të cilëve
janë L.F dhe K.XH. Drejtues të
bashkisë kanë thënë për gazetën
"Shqip" se Këshilli i Rregullimit të
Territorit, si dhe zyra e urbanistikës
për firmën që po heton Prokuroria
e Krimeve të Rënda, ka dhënë kohët
e fundit tri leje ndërtimi, kurse
për një prej tyre është marrë vendimi
në mbledhjen e fundit të
KRT-së së qytetit. Leja e ndërtimit
është dhënë për ngritjen e një pallati
shumëkatësh që do të ndërtohet
në lagjen "1 Maj" të qytetit të
Fierit, ku dyshohet se deputeti Fatmir
Xhindi ka pjesën më të madhe
të aksioneve. Ndërkohë, burimet
policore tregojnë për gazetën se
hetimi i atentatit ndaj deputetit të
Partisë Socialiste i është deleguar
Drejtorisë së Policisë Fier, Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë,
si dhe një sektori të rëndësishëm
në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Reduktimi i grupit të hetimit
është bërë me qëllim të mbajtjes
së fshehtë të hollësive të hetimeve
dhe ecurisë së tyre. Gjithashtu,
burime të gazetës "Shqip"
nga brenda grupit të hetimit, tregojnë
se po punohet me metodën
e përjashtimit për zbardhjen e
çështjes, që do të thotë se punohet
dhe merret një nga pistat e
dyshuara të hetimit, plotësohet
me fakte e prova dhe në rast se
këto nuk tregojnë shkak të ngjarjes,
rrëzohet si pistë. Mësohet
se pista e parë e cila do të shkojë
me sigurim faktesh deri në fund,
është ajo e sheshit të pallatit në
lagjen "1 Maji", ku dhe është
përqendruar ditët e fundit grupi i
hetimit. Nëse nga shqyrtimi i
provave të kësaj piste të parë nuk
del e qartë autorësia, atëherë fati
i saj është rrëzimi dhe do të nisë
nga shqyrtimi pista e dytë, që mësohet
se është ajo e aktivitetit personal
të deputetit Fatmir Xhindi.
Ditën e fundit të jetës, disa orë
para vrasjes së tij, Fatmir Xhindi,
përveç konsumimit të një kafeje
në një lokal përballë ndërtimit që
do të realizonte, ka pirë kafe në një
lokal përballë Bashkisë së Fierit.
Personat që e kanë shoqëruar në
këtë kafe mësohet se kanë qenë
anëtarë dhe dashamirës së PS-së
lokale, të cilët pas vrasjes së deputetit
Fatmir Xhindi janë marrë
në pyetje dhe kanë treguar orët e
fundit të tij. Ndërkohë, në Roskovec,
që nga pasditja e së enjtes
nuk ka më shërbime policore. Urdhri
më i fundit ka qenë largimi i
uniformave blu, pasi vendi i ngjarjes
dhe rrethinat e tij nuk mbartin
më prova të reja. Forca të
shumta policore kontrollonin
zonën me imtësi që prej mbrëmjes
së të shtunës, ku u ekzekutua me
armë zjarri deputeti Xhindi.