Grabitje me armë e maska në një familje në Kërrabë
Grabitje me armë, apo fshehje e
ndonjë krimi tjetër. Kjo është dilema
e policisë së kryeqytetit për një denoncim
të bërë në orët e para të mëngjesit,
ku një person nga Kërraba e Tiranës ka
denoncuar se tre persona me maska
dhe me armë e kanë grabitur. Hiqmet
D., 58 vjeç, ka deklaruar për uniformat
blu se grabitja është realizuar rreth orës
01.05 të mëngjesit, kur ai bashkë me të
shoqen janë kthyer nga një darkë në
një nga restorantet e zonës. Megjithatë,
policia, duke vlerësuar provat e gjetura
në vendngjarje, ka ngritur tri pista hetimore.
Sipas të dhënave paraprake, njoftimi
është bërë nga një punonjës policie
në atë zonë. Menjëherë në vendngjarje
kanë shkuar specialistët e seksionit të
vjedhjeve me armë. Ata kanë marrë kontakt
me të dëmtuarin Hiqmet D., i cili ka
deklaruar se kishte qenë për darkë jashtë
banese me të shoqen. Kur është kthyer
në shtëpi, ka hapur derën e jashtme me
çelës dhe brenda ka gjetur tre persona
me maska në kokë dhe pistoleta në duar.
Ata i kanë izoluar menjëherë, duke u
kërkuar paratë. Më pas, po sipas denoncimit,
grabitësit kanë mundur të marrin
vetëm rreth 1 milion lekë dhe një celular.
Policia, pasi ka regjistruar kallëzimin,
ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në
mur është gjetur predha e një plumbi
pistolete "TT", ku sipas 58-vjeçarit, është
qëlluar nga grabitësit për t‘i trembur.
Madje, sipas tij, të shoqen e goditën me
qytën e pistoletës. Por, policia ka vënë
re se thyerja e dritares, ku mendohet
të kenë hyrë hajdutët, është bërë nga
brenda dhe jo nga jashtë. Kjo vërtetohet
edhe nga pozicioni i rrjetës që kishte
dritarja. Madje, policia ka gjetur edhe
disa fi shekë "TT"-je në banesë. Duke
parë këto prova, policia po heton në
pistën e grabitjes me armë, një konfl ikt
i mundshëm prone, ose dhunë brenda
familjes. Sipas të dhënave hetimore,
pista e parë ka të bëjë me denoncimin
e 58-vjeçarit. E dyta mendohet se ka
ardhur, pasi denoncuesi ka konfl ikt pronësie
dhe ndonjë i dyshuar ka hyrë në
banesë për ta frikësuar. Ndërsa e treta
ka të bëjë me dyshimin e provave të
gjetura në vendngjarje. Policia dyshon
se pas ndonjë konfl ikti në familje, Hiqmeti
mund të ketë goditur të shoqen me
qytën e pistoletës pa leje dhe ka shtënë
me të. Për ta bërë të besueshme, meqë
e ka ditur se është njoftuar policia, pasi
në shtëpi shkuan njerëz, sepse dëgjuan
krisma, ka thyer xhamin e dritares, me
qëllim që të thotë se ishte grabitje. Kjo
forcohet si pistë edhe nga fi shekët e
"TT"-së që janë gjetur në banesë. Por,
policia tha se këto janë veç pista hetimore
dhe do të thërriten burrë e grua
për të lëshuar deklaratat e tyre për këtë
ngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë
të saj.