Ekstradohet „i forti‰ i Vlorës, plagosi ish-truprojën e Nanos
Ekstradohet pas 11 vjetësh
nga Belgjika "i forti" i lagjes
"Pavarësia" në Vlorë. Dritan
Xhelita vrau një ofi cer policie dhe
plagosi rëndë truprojën e ishkryeministrit
Fatos Nanos. Bëhet
fjalë për një ngjarje të ndodhur
në vitin 1998, kur punonjësit e
policisë hynë në shtëpinë e tij për
kontroll dhe Xhelita, me vëllain
kundërshtuan me armë, duke
vrarë një ofi cer policie dhe duke
plagosur rëndë shefi n e krimeve
të Vlorës, Pirro Ymeri.
Policia e Shtetit deklaroi se
në mesnatë nga Interpol Tirana
u krye ekstradimi nga Brukseli i
Dritan Xhelitës, 34 vjeç, lindur e
banues në Vlorë. Gjykata e Apelit
Tiranë, me vendimin të datës 19
maj 2003, e ka dënuar atë me 18
vjet burg, për kryerjen e veprës
penale të "vrasjes në rrethana të
tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim.
Sipas të dhënave nga dosja
penale, në datën 2 janar të vitit
1998, 34-vjeçari, gjatë një kontrolli
të ushtruar nga policia në banesën
e tij në lagjen "Pavarësia" të qytetit
të Vlorës, në bashkëpunim me të
vëllain e tij, Ilir Xhelita, ka vrarë me
armë zjarri punonjësin e policisë,
Alket Muçajn, dhe kanë plagosur
shefi n e policisë kriminale, Pirro
Ymeri. Si rezultat i bashkëpunimit
të Interpol Tiranës me Interpol
Brukselin, në datën 10 prill të një
viti më parë u bë i mundur arrestimi
i tij, me qëllim ekstradimi
drejt vendit tonë.
Sipas të dhënave të asaj kohe
të policisë, në vitin 1997, Xhelita
ishte një ndër personat më problematikë
në qytetin e Vlorës, sidomos
në lagjen e lartpërmendur.
Shpeshherë ai ishte shoqëruar
në polici, bashkë me vëllain e tij
për konfl ikte të ndryshme. Edhe
kontrolli i radhës, ku u vra një
punonjës policie, ishte pikërisht
pasi kishte informacion se dy
vëllezërit mbanin municione
të rënda në shtëpi. Policia ka
rrethuar banesën, por menjëherë
vëllezërit janë kundërpërgjigjur
me zjarr. Gjatë shkëmbimit të
zjarrit, fillimisht mbeti i vrarë
Alket Muçaj, i cili njihej si një
ndër ofi cerët më të mirë të policisë
kriminale. Ofi ceri i vrarë në
krye të detyrës, Alket Muçaj nga
i ekstraduari i djeshëm, është
dekoruar më 13 janar të vitit 2008
nga Presidenti Bamir Topi me
titullin "Dëshmor i Atdheut".
Në ngjarjen e rëndë u plagos
rëndë edhe shefi i krimeve në
Policinë e Vlorës në atë kohë, Pirro
Ymeri. Ky mori tetë plumba në
pjesë të ndryshme të trupit, duke
pësuar plagë të rënda. Menjëherë
pas kësaj ngjarjeje, dy vëllezërit
arritën të arratisen, ndërsa Ymeri
u dërgua me urgjencë drejt Italisë,
pasi gjendja e tij shëndetësore ishte
përkeqësuar. Por, fatmirësisht,
Ymeri arriti të mbijetojë. Pas rikuperimit,
ai nisi punë në Gardën e
Republikës. Gjatë shërbimit të tij
në Gardë, për shtatë vjet, ai shërbeu
si truprojë e ish-kryeministrit
Fatos Nano. Pavarësisht plagëve
dhe shenjave të plumbave në trup,
Pirro Ymeri cilësohet si një nga
truprojat që kishin rezultatet më të
larta në punën e tyre për shoqërimin
e personaliteteve.
nga Belgjika "i forti" i lagjes
"Pavarësia" në Vlorë. Dritan
Xhelita vrau një ofi cer policie dhe
plagosi rëndë truprojën e ishkryeministrit
Fatos Nanos. Bëhet
fjalë për një ngjarje të ndodhur
në vitin 1998, kur punonjësit e
policisë hynë në shtëpinë e tij për
kontroll dhe Xhelita, me vëllain
kundërshtuan me armë, duke
vrarë një ofi cer policie dhe duke
plagosur rëndë shefi n e krimeve
të Vlorës, Pirro Ymeri.
Policia e Shtetit deklaroi se
në mesnatë nga Interpol Tirana
u krye ekstradimi nga Brukseli i
Dritan Xhelitës, 34 vjeç, lindur e
banues në Vlorë. Gjykata e Apelit
Tiranë, me vendimin të datës 19
maj 2003, e ka dënuar atë me 18
vjet burg, për kryerjen e veprës
penale të "vrasjes në rrethana të
tjera cilësuese", e kryer në bashkëpunim.
Sipas të dhënave nga dosja
penale, në datën 2 janar të vitit
1998, 34-vjeçari, gjatë një kontrolli
të ushtruar nga policia në banesën
e tij në lagjen "Pavarësia" të qytetit
të Vlorës, në bashkëpunim me të
vëllain e tij, Ilir Xhelita, ka vrarë me
armë zjarri punonjësin e policisë,
Alket Muçajn, dhe kanë plagosur
shefi n e policisë kriminale, Pirro
Ymeri. Si rezultat i bashkëpunimit
të Interpol Tiranës me Interpol
Brukselin, në datën 10 prill të një
viti më parë u bë i mundur arrestimi
i tij, me qëllim ekstradimi
drejt vendit tonë.
Sipas të dhënave të asaj kohe
të policisë, në vitin 1997, Xhelita
ishte një ndër personat më problematikë
në qytetin e Vlorës, sidomos
në lagjen e lartpërmendur.
Shpeshherë ai ishte shoqëruar
në polici, bashkë me vëllain e tij
për konfl ikte të ndryshme. Edhe
kontrolli i radhës, ku u vra një
punonjës policie, ishte pikërisht
pasi kishte informacion se dy
vëllezërit mbanin municione
të rënda në shtëpi. Policia ka
rrethuar banesën, por menjëherë
vëllezërit janë kundërpërgjigjur
me zjarr. Gjatë shkëmbimit të
zjarrit, fillimisht mbeti i vrarë
Alket Muçaj, i cili njihej si një
ndër ofi cerët më të mirë të policisë
kriminale. Ofi ceri i vrarë në
krye të detyrës, Alket Muçaj nga
i ekstraduari i djeshëm, është
dekoruar më 13 janar të vitit 2008
nga Presidenti Bamir Topi me
titullin "Dëshmor i Atdheut".
Në ngjarjen e rëndë u plagos
rëndë edhe shefi i krimeve në
Policinë e Vlorës në atë kohë, Pirro
Ymeri. Ky mori tetë plumba në
pjesë të ndryshme të trupit, duke
pësuar plagë të rënda. Menjëherë
pas kësaj ngjarjeje, dy vëllezërit
arritën të arratisen, ndërsa Ymeri
u dërgua me urgjencë drejt Italisë,
pasi gjendja e tij shëndetësore ishte
përkeqësuar. Por, fatmirësisht,
Ymeri arriti të mbijetojë. Pas rikuperimit,
ai nisi punë në Gardën e
Republikës. Gjatë shërbimit të tij
në Gardë, për shtatë vjet, ai shërbeu
si truprojë e ish-kryeministrit
Fatos Nano. Pavarësisht plagëve
dhe shenjave të plumbave në trup,
Pirro Ymeri cilësohet si një nga
truprojat që kishin rezultatet më të
larta në punën e tyre për shoqërimin
e personaliteteve.