Gjendet i vdekur tregtari 31-vjeçar
Gjendet i vdekur pronari i një
klubi pranë ujëvarës së Ujit
të Ftohtë në Tepelenë.
Mikel Shatrafili, i biri i kryeplakut të
fshatit Luzat, është gjetur pa jetë
mëngjesin e së shtunës, në afërsi të
dyqanit të tij që ndodhet në
vendqëndrimin e autobusëve në
Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është
gjendur nga një i njohuri i tij rreth
orës 08.30 të mëngjesit të djeshëm.
Sipas shitësve dhe tregtarëve ambulantë
që shërbejnë në këtë zonë,
viktima kishte tre vjet që punonte
në këtë vend. Burimet zyrtare nga
Komisariati i Policisë së Tepelenës,
pohuan se nga këqyrja paraprake
e trupit të 31-vjeçarit, mendohet se
bëhet fjalë për një vdekje natyrale,
pasi nuk është gjetur asnjë shenjë
e dyshimtë. Megjithatë, ndonëse
zyrtarisht është deklaruar se dyshohet
për vdekje, policia ka nisur hetimet
dhe pritet autopsia që të konfirmojë
shkaqet e vërteta që çuan
në vdekjen e parakohshme të të
riut nga Luzati.
klubi pranë ujëvarës së Ujit
të Ftohtë në Tepelenë.
Mikel Shatrafili, i biri i kryeplakut të
fshatit Luzat, është gjetur pa jetë
mëngjesin e së shtunës, në afërsi të
dyqanit të tij që ndodhet në
vendqëndrimin e autobusëve në
Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është
gjendur nga një i njohuri i tij rreth
orës 08.30 të mëngjesit të djeshëm.
Sipas shitësve dhe tregtarëve ambulantë
që shërbejnë në këtë zonë,
viktima kishte tre vjet që punonte
në këtë vend. Burimet zyrtare nga
Komisariati i Policisë së Tepelenës,
pohuan se nga këqyrja paraprake
e trupit të 31-vjeçarit, mendohet se
bëhet fjalë për një vdekje natyrale,
pasi nuk është gjetur asnjë shenjë
e dyshimtë. Megjithatë, ndonëse
zyrtarisht është deklaruar se dyshohet
për vdekje, policia ka nisur hetimet
dhe pritet autopsia që të konfirmojë
shkaqet e vërteta që çuan
në vdekjen e parakohshme të të
riut nga Luzati.