Qyteti studenti, regjistrimet on-line
Rreth 2500 studentë të rinj do të akomodohen këtë vit në qytetin studenti. Me të vjetrit numrin arrin në 6500 vetë. Sipas Drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina, regjistrimet për do të nisin nga data 28 shtator. Procesi i regjistrimit do të vijojë deri në ditën e fillimit të vitit të ri akademik 2009- 2010, e vendosur nga MASH. “Këtë vit, ashtu si edhe një vit më parë, të gjithë studentët mund të regjistrohen edhe on-line në faqen elektronike të Qytetit Studenti, ku do të gjejnë të gjitha të dhënat për dhomën dhe godinën ku do të strehohen për vitin akademik”, tha Brovina. Tarifa vjetore e qëndrimit në Qytetin Studenti do të jetë sërish 30 mijë lekë, ndërsa nuk do të ketë më shumë se tre persona në një dhomë. Dokumentacioni për të gjithë studentët për regjistrim e strehim, përfshin një certifikatë personale, 3 fotografi, një vërtetim nga Fakulteti ku studion, si dhe një raport mjekësor. Për studentët e vitit të parë, pagesa e qirasë së strehimit do të bëhet pranë bujtinave përkatëse në prani të inspektorëve të regjistrimit dhe financës të Qytetit Studenti, ata të viteve të tjera, do ta derdhin pagesën në një llogari bankare, e cila do të publikohet së shpejti.