RAPORTI I EKSPERTËVE/ Demontimi në Gërdec i solli Shqipërisë 200 milionë euro humbje
Në raport theksohet se vetëm dëmi neto është 200 milionë euro, por çmimi i tunxhit u trefishua. Çfarë fshihet pas monopolit të miliardave me demontimin e municioneve dhe shitjen e skrapit
Habjon Hasani
Zbardhet raporti i ekspertëve të pajtuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të bërë analizën e kostos, fitimit dhe fitimit të munguar si pasojë e mashtrimit dhe abuzimit të organizuar shtetëror. Ekspertët që kanë analizuar deri në detajet më të imtësishme praktikën ligjore dhe faturat e shitblerjes, kanë konkluduar se dëmi neto i provuar katërcipërisht është rreth 200 milionë euro vetëm në 1 vit intensiv aktivitet të Fabrikës së Gërdecit. Por ekspertët nuk kanë harruar të shtojnë në raport se kjo shifër presupozon vetëm një dëm të provuar, pasi në radhë të parë shumë sasi municioni mendohet se janë çuar në fabrikë në mënyrë të padokumentuar. Por ajo çka përbën dhe konstatimin më serioz lidhet me diferencën e thellë mes çmimit të blerjes në Shqipëri dhe çmimit të shitjes në tregjet ndërkombëtare. Vetëm në gjashtë muajt e fundit të aktivitetit të kësaj fabrike, çmimi i tunxhit u trefishua në tregjet ndërkombëtare, çmimi i skrapit u rrit me 80 për qind, ndërsa çmimi i barutit u dyfishua. Po të llogaritim këtu dhe rënien progresive të çmimit të blerjes në këta muaj (nga Albademil te MEICO), atëherë është mëse e kuptueshme se çfarë tregtie e bekuar ka qenë për kontraktorët privatë ajo e demontimit të municioneve.
Humnera
Në raportin e ekspertëve, në një paragraf të veçantë jepet konkluzioni se ka qenë absolutisht e pamundur për ta që të saktësonin sasinë ekzakte të municionit që gjendej në Gërdec deri në datën 15 mars 2008. Ekspertët kanë theksuar në raport se kjo përllogaritje ka qenë e pamundur për shkak se nuk janë mbajtur fatura hyrje-daljeje të municionit sipas kritereve ligjore. “Duke u nisur nga dokumentet në dispozicion nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se sa ka qenë sasia e saktë e fishekëve dhe shtimjeve në datën 15.3.2008, pasi nuk kemi një dokumentacion të mbajtur nga Forcat e Armatosura në funksion të VKM-së nr. 138, datë 14.03.2007, ku citohet se ‘Procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet në mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura, duke regjistruar në hollësi të dhëna për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe atyre të çmontuara e të çmilitarizuara si dhe nënprodukteve të tyre pas demontimit’. Duke u nisur nga sasia e skrap-tunxhit e shitur sipas faturave të deklaruara nga Albademil, janë shitur 2403 tonë, nga të cilat shtimje janë shitur 100 tonë. Mbi bazën e kësaj sasie nga përllogaritjet rezulton se në datën 15 mars 2008 në Gërdec ka pasur në gjendje municioni, shtimje rreth 5 mijë e 917 tonë”, - konkludon raporti.
Plan-biznesi
Duket se gjithë skema e ndërtimit të Fabrikës së Gërdecit ka qenë në funksion të fitimit, madje nga të gjitha dokumentet e sekuestruara nga Prokuroria dhe të studiuara nga specialistët rezulton se nuk ka pasur qoftë dhe një tabelë apo përllogaritje të vetme që lidhej me marzhin e fitimit nga firma “Albademil”. Specialistët e financave kanë “ngritur supet” kur janë pyetur nga Prokuroria se sa parashikohej të ishte marzhi i fitimit të firmës “Albademil”. Në përgjigjen e tyre ata janë shprehur se nuk ka ndonjë mundësi për të dhënë një përgjigje të saktë dhe të gjithëpranuar, pasi mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe këtij kontraktori privat nuk kishte asnjë plan-biznesi për fitimin e kontraktorit si pasojë e ushtrimit të aktivitetit. “Nuk ka një plan ekonomiko-financiar nga SAC-Albademil, ose nga ‘MEICO’ dhe Ministria e Mbrojtjes për planifikimin e fitimit nga demontimi dhe shitja e fishekëve dhe shtimjeve”, - është përgjigja e thatë e ekspertëve.
Në raport përllogariten gjithashtu fitimet e munguara nga kontrata me Pentagonin për shitjen e fishekëve, por edhe fitimet e munguara nga mospagimi i disa detyrimeve tatimore, ujit apo dritave, dhe disa taksave të tjera lokale. Në dukje këto detyrime të tjera duken jo të ndonjë rëndësie të madhe, por vlera e tyre vetëm për një vit arrin atë të 300 mijë eurove.
23 Maj 2009