RE FRESSH nis sot procesi zgjedhor
Rinia socialiste nis sot procesin e plote zgjedhor ne te gjithe deget dhe njesite e veta. RE FRESSH perpos etiketimit si procese rinovimi hyn sot ne veprim konkret me shpresen e nje ringjalljeje te peshes se dikurshme te forumit rinor prej nga ku selia roze mori disa prej figurave te veta kryesore. Procesi do te perfshije universitetet gjimnazet dhe mjedise te reja ku rinia ka pranine dhe rolin e vet kryesor. Ky eshte procesi i pare zgjedhor ne FRESSH qekurse ne krye te selise roze erdhi Edi Rama i cili solli nje vizion tjeter per punen me rinine duke filluar me krijimin e njesive paralele si fondacioni Qemal Stafa per te ecur me tej me Akademine Politike si hapesire rekrutimi e per te finalizuar nje lloj kooptimi politik qe ndryshoi fytyren e perfaqesimit parlamentar te PS-se. Aktualisht pervoja e dy zgjedhjeve po dikton kalimin nga spontaniteti ne inkuadrim institucional te rolit te te rinjve me nje formule qe rikthen vitet e para 2005-es ne PS.