E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre regjistrimet e bujshme te Dritan Priftit

Videot Biseda me Meten ndarja e parave dhe takimi me nje biznesmen

Historia filloi mbremjen e 10 janarit 2011 pak kohe pasi Dritan Prifti ishte shkarkuar nga posti i ministrit te Ekonomise. Fiks Fare ne Top Channel publikoi nje videoregjistrim te realizuar ne zyren e Dritan Priftit ku ky i fundit bisedonte me Ilir Meten ne ate kohe zv/kryeminister. Flitej per emerime shkarkime tendere dhe koncesione me nje gjuhe relativisht te kujdesshme ku shifrave u thirrej shkurt pa u dhene ze te gjitha zerove dhe pa percaktuar llojin e monedhes. Gjithsesi pamjet ishin tronditese dhe u bene edhe me shume kur Dritan Prifti personazh i filmit sqaroi se cfare ishin shtate perqindeshat shtateqindat e te tjera fjale qe nuk ishin fort te kuptueshme. Kjo ishte hera e pare qe shqiptaret pane me figure e ze se cfare ndodhte ne zyrat e shtetit por Dritan Prifti deklaroi se kishte akoma video te tjera qe faktonin korrupsionin dhe qe do ti publikonte ne nje kohe me te pershtatshme. Por nje pakujdesi e autorit te filmimeve beri qe njera nga videot te zbulohej perpara kohe. Eksperti amerikan qe mori persiper analizimin e videos Meta-Prifti zbuloi nje tjeter filmim ku Prifti ndante para me zv/ministrin e Ekonomise Leonard Beqiri. Videoja e dyte nuk e pati bujen e te pares edhe pasi u transmetua pak dite me pare ne TV Klan. Videoja tjeter qe eshte ne dore te prokurorise thuhet se eshte regjistruar perseri ne zyren e Priftit ne te njejten dite kur eshte regjistruar Ilir Meta. Ne kete video nje biznesmen qe thuhet se eshte i afert me PD-ne nderhyn te ministri per nje tender qe u perfol shume vitin e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›