Rama Drejtesia per 21 janarin themelore per integrimin ne BE
Politika bashkohet ne domosdoshmerine e zbardhjes se pergjegjesive ligjore te ngjarjes se 21 janarit 2011. Nese Kryeministri Sali Berisha do te shprehej ne intervisten e tij te fundit se nga hetimi i 21 janarit varet paqja e ketij vendi kundershtari i tij socialist Edi Rama gjykon se dhenia e drejtesise per kete rast eshte kusht ekzistence per shtetin e se drejtes. Ne njevjetorin e vdekjes se protestuesit te katert Aleks Nika kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka percjelle publikisht disa qendrime te vetat rreth 21 janarit i cili po perftohet si nje moment qe tejkalon veten ne te gjitha perkufizimet qe i jane mveshur deri me tani. Drejtesia per 21 janarin eshte jetike per shtetin e se drejtes dhe te ardhmen europiane te Shqiperise. Ndeshkimi i fajtoreve themelore per BE shprehet Rama ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter. Nuk mund te kuptohet mire nese mesazhi i kreut socialist shkon ne favor te idese se pa drejtesi mbi 21 janarin Shqiperia rrezikon integrimin dhe statusin e vendit kandidat per ne BE apo nese apeli i komunitetit nderkombetar eshte pervijuar ne nje forme te tille sa te konsiderohet themelor. Aktualisht trojka diplomatike ne Tirane eshte perfshire thuajse direkt ne mbeshtetje te hetimit per 21 janarin duke pasur parasysh me kete hetimin penal pra ate te organizuar nga Prokuroria e Pergjithshme. Kjo qasje e ben prezent eliminimin fizik nga armet e Gardes se Republikes te 4 protestuesve si nje ceshtje te pakapercyeshme ne diskutimin mes qeverise dhe partnereve te vet europiane por me sa duket edhe nje akuze morale per sa kohe Shqiperia nuk eshte ne gjendje te jape drejtesi. Pertej aspektit njerezor qe bashkon ne heshtje thuajse te gjithe sprova e vertete eshte per institucionet dhe funksionimin e sistemit kushtetues. Qe ketej edhe mbeshtetja per Prokurorine dhe hetimin e saj ne nje kohe kur ndaj saj akuzat dhe sulmet deri edhe personale nuk kane munguar e vijojne te jene pjese thelbesore e propagandes se qeverise. Madje keto akuza kane ripermasuar krizen institucionale deri me tani paradoksalisht te mohuar nga Kryeministri dhe shumica e tij. Ky i fundit ka nenvizuar se hetimi nuk mund te kryhet nga Ina Rama prokurorja e tanishme duke paralajmeruar se me gjithe ekspertizen e gjithepranuar amerikane per armet e perdorura perfundimi i procesit hetimor nuk do te pranohet me ekipin aktual qe drejton Prokurorine. Ky qendrim vjen i kundert me mesazhin e faktorit nderkombetar ku eshte perfshire se fundmi edhe Italia per hetime te pandikuara nga politika. E po ne kontekstin e nevojes per ndarjen e pushteteve apeli per 21 janarin pason fiaskon 5-0 ne gjyqin ndaj kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta. Ky i fundit fitoi pafajesine ligjore nga Gjykata e Larte me nje vendim qe duhet thene se nuk perputhet me pritmerite publike ne kuptimin e sanksionimit te pafajesise dhe jo denimit eventual te Metes. Ne nje plan te pergjithshem te dyja palet kane hedhur nje hap te barabarte ne disponimin ndaj hetimit shumica me shkarkimin e kreut te Gardes diten e arrestimit te tij dhe opozita me votimin pro heqjes se imunitetit te 3 deputeteve te saj.