REKAB: KVO do të ndjekë procedurat ligjore të vlerësimit në vijim
Ashtu siç ishte njoftuar më parë në faqen zyrtare www.mitik.gov.al , dje, datë 15.11. 2011, u zhvillua dorëzimi i ofertave për garën koncesionare për ndërtimin e Rrjetit Kombëtar me Brez të Gjerë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) priti dje, në orarin e përcaktuar, dorëzimin e ofertave dhe në përfundim, duke ndjekur procedurën ligjore, regjistroi dorëzimin e një oferte nga një konsorcium shqiptaro-izraelit.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ndjekë procedurat ligjore të vlerësimit në vijim. (fund i deklaratës)
Zyra e shtypit e Ministrit
17/11/2011