E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe, nis prishja e 29 objekteve

Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar nis prishjen e ndërtimeve në zonën e Liqenit, për të liruar zonën për zbatimin e projektit të Unazës së madhe të kryeqytetit. Faza e parë parashikon shembjen e 29 objekteve, një pjesë e të cilave janë pa leje, ndërsa një pjesë janë me dokumente të rregullta ose në proces legalizimi. Këto të fundit do të dëmshpërblehen në bazë të një vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka dalë tashmë. Alban Isteri, zv.kryeinspektor i INUK-ut, deklaron se po kryhen ekzekutime të objekteve që janë në trasenë e rrugës. Në këtë mënyrë, i hapet rrugë projektit të ndërtimit të Unazës së re. Ai shtoi se janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore si dhe janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve. Aksioni për shembjen e këtyre objekteve nuk është shoqëruar me incidente dhe pritet të zgjasë dy ditë. Të pranishëm në këtë aksion ishin edhe forcat e policisë së rendit, të cilët mbështetën kolegët e tyre të Inspektoriatit Ndërtimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›