SULMI I MILANIT. TANI SHFAQET EDHE ADEBAYOR

TOP NEWS - Ne listen e dëshirave të Milanit për të përforcuar repartin sulmues shfaqet edhe një emër tjeter, Emanuel Adebajor. Sulmuesi afrikan i ka lënë shumë përfshtypje drejtuesve kuqezi në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve Arsenal-Milan dhe kanë shprehur interes për të, ndërkohë që vazhdon të jetë më i favorizuar Dider Drogba nga Celsi.
Në të vertetë bisedimet Londër –Milano për këtë të fundit kanë filluar dhe priten që të tjera negociata të zhvillohen edhe në ditet në vazhdim. Por tashmë edhe Adebajor ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve. Sulmuesi nga Togo është në sezonin e tij të parë si titullar tek Arsenal dhe po bind gjithnjë e më shumë te gjithe specialistet e futbollit per aftesite e tij.
Adebajor është një futbollsit i fuqishëm fizikisht dhe shumë i shpejtë dhe mund të jetë një element shumë i mirë për lojën e Milanit. Për më tepër paga e Adebajor nuk është shumë e lartë, kështu që për Milanin ai mund të përbëjë një investim të mirë për të ardhmen. Gjithsesi për të parë se cfarë do të ndodhë me raportet Milano-Londër duhet të presim muajt e verës, por një gjë është e sigurt, ky aks po preket gjithnjë e më shumë.
Burimi:-