RROSH: Pakicat greke respektohen
14/12/2008 Letra e “Omonias”
Rrjeti i Organizatave Shqiptare ka reaguar dje në lidhje me letrën që “Omonia” u ka drejtuar institucioneve greke për mosratifikimin e MSA-së me Shqipërinë. RROSH përmes një deklarate bën të ditur se letra e dërguar nga “Omonia”, organizata e drejtuar nga kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, është e mbushur me të pavërteta dhe synon të minojë jo vetëm procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe të prishë artificialisht marrëdhëniet e mira ndëretnike në Shqipëri, si dhe mund të cenojë integritetin territorial të Shqipërisë. Sipas RROSH, pakica greke në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat që burojnë nga rendi kushtetues e demokratik i vendit, si dhe të drejtat kulturore që burojnë nga dokumentet e organizatave evropiane e ndërkombëtare, në zonat ku kjo pakicë është e përqendruar. Sipas tyre, nuk ka asnjë raport serioz të hartuar nga aktorë të pavarur kombëtarë apo ndërkombëtarë që ta mohojë këtë fakt. “Situata e pakicës greke në Shqipëri mund të merret si model në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore”, - shprehet RROSH.