Pronat, kush përfiton kompensim
14/12/2008 Këtë javë përcaktohen listat e pronarëve që do të marrin paratë në bazë të ligjit
Më shumë shanse kanë pronat e njohura me vendim në vitet 1993-1994
Shpërndarja e fondit të kompensimit do të vendoset nga ekspertët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave gjatë kësaj jave. Lista me emrat e fituesve këtë vit do të jetë sa dyfishi i atij të një viti më parë, kur janë numëruar rreth 70 fitues. Deri tani pranë kësaj agjencie kanë aplikuar plot 740 pronarë nga të gjitha rrethet e vendit. Është hera e parë që ky aplikim është bërë edhe për trojet e zëna në rrethet e Shqipërisë, veç Tiranës.
Kriteri
Ata që kanë vendim për njohjen e pronës të marrë në vitin 1993 dhe fillimi i 1994-s kanë më shumë shanse për të fituar 200 m2 kompensim. Kjo pasi në listën e kritereve të hartuara nga Qeveria viti i njohjes së pronës është një prej kërkesave bazë që do të merret parasysh. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se fituesit në lista kanë qenë pikërisht të kësaj kategorie. Për ndarjen e fondit të këtij viti do të vihen në zbatim çmimet e reja të miratuara nga Qeveria. Sërish të drejtën e përfitimit do ta kenë subjektet që kanë tokë në rrethet ku është miratuar harta e çmimeve. Vetëm një pjesë e zonave turistike nuk e kanë hartën e çmimeve, gjë që i përjashton nga procesi i kompensimit të pronave.
Procesi
Nga fondi i dhënë prej 5 miliardë lekësh pritet të përfitojnë rreth 200 persona. Gjithsesi, kjo do të varet nga vendndodhja e sipërfaqes së kërkuar për kompensim. Ndërsa nga AKKP-ja është deklaruar se nuk rrezikohet djegia e fondit, pasi është rënë dakord që procesi të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm. Subjektet që kanë më shumë mundësi të përfitojnë do të jenë ato që kanë përfituar njohjen e pronës në vitin 1993, por që nuk kanë marrë kompensim në një nga format e parashikuara nga ligji më parë. Ndërkohë në Tiranë prej 3 vjetësh zbatohet kompensimi financiar, duke sjellë kështu uljen e numrit të subjekteve që u është njohur prona në vitin 1993. E kundërta ka ndodhur në rrethet e tjera, që deri tani nuk kanë pasur mundësinë e përfshirjes në këtë proces. Kjo për shkak se nuk kanë pasur një hartë të çmimeve të tokës.
*Lista e plotë është e botuar në numrin e sotëm të gazetës “Metropol”