RTL: Gadafi përdhunonte truprojet femra
Lideri i fundit dhe njëkohësisht diktatori Muamar Gadafi rezulton të ketë përdhunuar shumë femra gjatë kohës kur ishte në pushtet. Këtë e thotë një dokumentar i televizionit gjerman RTL, që pritet të dalë në transmetim të hënën e ardhshme. Në të përfshihen intervista me rrethin e ngushtë të gjeneralit.
Gazetarja Antonia Rados thotë se “janë shumë femra në Libi që dëshironin të më takonin dhe më thanë se ishin përdhunuar nga Gadafi”.
Gazetarja e RTL është shprehur se ka zbuluar edhe se femrat që e ruanin, e që ishin supozuar të jepnin jetën për ta mbrojtur, ishin shndërruar në viktima të tij.
Psikologji libian, Seham Sergeva mësohet të jetë shprehur se ka informacione për së paku pesë femra të grupit të tij të shoqërimit që Gadafi i ka përdhunuar.