E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senegal, Yossou Ndour, ministër i Kulturës

Këngëtari i njohur senegalez, Yossou Ndour është emëruar Minstër i Kulturës dhe Turizmit në qeverinë e re të vendit afrikan.
 

Kabineti qeveritar do të udhëhiqet nga Abdolu Mbaye, e formuar nga presidenti i ri Macky Sall, i dalë fitues në zgjedhjet e 25 marsit, ndaj rivalit Abdoulaye Uade.
 

Ndour, 52 vjeçar, ishte kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, por në fund nuk u pranua.
 

Që atëherë ai kishte vazhduar betejën kundër presidentit të vjetër Uade, duke mbështetur në fazën e dytë të zgjedhjeve atë që më pas u shpall fitues, Macky Sall.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›