Ban kërkon ndalimin e ekzekutimeve në Irak

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që të ndalojë ekzekutimet.
Ban Ki Moon tha se “është i shqetësuar nga vazhdimi dhe ekzutimi në rritje i dënimeve me vdekje”.
Në rapotin e Ban Ki Moon thuhet se gjatë muajve janar dhe nëntor të vitit 2011 janë ekzekutuar 68 persona, por vetëm në periudhën nga dhjetori i 2001, deri në shkurt të 2012, janë ekzekutuar 80 persona të dënuar me vdekje.
Në raport thuhet se të ekzekutuarit ishin dënuar në bazë të ligjeve kundër terrorizmit. “Prandaj, u kërkoj, autoriteteve të Irakut që të vendosin një moratorium për zbatimin e dënimit me vdekje”, ka thënë Ban Ki Moon.