E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTSH: Hetim për votimin në Këshill

• TVSH nuk ndalet. Dy zerot e dhëna nga Gjergj Xhuvani dhe Alban Skënderaj për këngën “Jeta kërkon dashuri” të dy kosovareveanila memaFlaka Krelani dhe Doruntina Disha, duket se kanë irrituar keqas disa nga drejtuesit e festivalit, por njëkohësisht kanë shkaktuar konflikte edhe me drejtuesit e tjerë të TVSH-së. Dje në një deklaratë shtypi të nxjerrë nga RTSH, theksohet se do të bëhet “hetimi” për dy votat e dhëna nga dy anëtarët e jurisë në mbledhjen më të afërt të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Por ajo që nuk kuptohet qartë është se çfarë do të përcaktojë ky këshill drejtues, në një kohë kur pjesë e këtij këshilli janë pjesëtarë të jurisë, por ajo që lë të kuptohet nga kjo deklaratë është se organizimi i Festivalit të 46-të të Këngës po kalon në plan politik. Mënyra se si është shkruar deklarata për shtyp, e cila në pjesën e saj të parë jep lavdërimet për organizimin e festivalit në datat 14-16 dhjetor, ku nuk mungojnë lartësimet për stafin drejtues, për këngët, për drejtorinë e festivalit dhe në pjesën e dytë të saj jep lajmin për hetimin e pikëve të votimit të jurisë, të kujton padashur Festivalin e 11 të Këngës në RTSh, i cili u ndalua nga regjimi komunist. Por përveç deklaratës së djeshme, ajo që mbetet pikë e errët në këtë organizim të fundvitit nga RTSH është se a do të sqarohet enigma se si drejtori artistik i festivalit, kompozitori Edmond Zhulali, ka hyrë në garë me këngën “Jeta kërkon dashuri”, pa qenë i parashikuar në listën e parë të pjesëmarrësve të kësaj gare, bërë me dije për shtyp nga vetë ata. Në listën prej 30 emrash këngëtarësh dhe kompozitorësh që mban sipër datën 7 nëntor 2008, nuk figuron jo vetëm emri i Edmond Zhulalit, por edhe i dy këngëtareve nga Kosova, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha. Madje, mes listës gjendet emri i Bleros, largimi i të cilit u mësua, skandal i publikuar vetëm pak ditë para se të niste festivali. Por përveç tij, në listën e publikuar të nesërmen në mjaft media një tjetër emër që nuk dihet se pse është larguar nga gara, është edhe ai i Albërie Hadërgjonaj, e cila do të konkurronte në këtë festival me një këngë të Enis Preshevës. Por a ka konflikt interesi, për Zhulalin, i cili njëkohësisht është dhe drejtor artistik dhe pjesëmarrës në garë, ku fiton edhe çmim?! Vetë Zhulali, në një intervistë për gazetën, e ka justifikuar disi pozicionin e tij, duke hedhur idenë se është artist dhe askush në botë nuk e ndalon të krijoj. Por ndoshta padashje ka nxjerrë dhe faktin që në garë ka hyrë me vonesë duke e justifikuar kësisoj: Sivjet kisha hezitim për të konkurruar deri në momentet e fundit, nuk kam pranuar sepse kisha ngarkesë të jashtëzakonshme”. Megjithatë kjo nuk e zbardh siç duhet hyrjen e tij në garë në momentet e fundit. Dhe një tjetër moment që padyshim ngre një pikëpyetje të madhe në gjithë këtë histori, është fakti që drejtori artistik i festivalit Edmond Zhulali dhe drejtoresha e festivalit, Zamira Koleci, një natë para finales iu kanë kërkuar anëtarëve të jurisë të kenë mirëkuptimin mes tyre, ku duket se katër prej tyre e kanë “zbatuar”, ndërsa dy të tjerët nuk i janë bindur kësaj “kërkese”. Duket se kjo gjë ka sjellë edhe irritimin e kineastit Gjergj Xhuvani dhe kantautorit Alban Skënderaj, të cilët e kanë vlerësuar me zero pikë këngën e Zhulalit. Megjithatë, e gjithë kjo histori e ngritur mes debatesh pafund mbi votimin e jurisë duket se po kalon në luftë klanesh mes dy drejtuesve aktual të TVSH. Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se njëri grup i përket klanit të drejtoreshës së festivalit, Zamira Koleci dhe grupi tjetër i përket klanit të drejtorit të Përgjithshëm të TVSh, Petrit Becit, ku ky i fundit pas përfundimit të festivalit u përfol se do të jepte edhe dorëheqjen. Megjithatë, në ditët në vazhdim do t’ju zbulojmë të fshehta të tjera të këtij debati që ka ngërthyer festivalin.Tentativa e Becit për dorëheqjeLufta mes anëtarëve të jurisë dhe drejtuesve të RTSH-së ka nisur pesë minuta pas përzgjedhjes së fituesve në prapakuintat e festivalit. Një luftë e ashpër e cila ka vazhduar edhe të nesërmen pas përfundimit të garës, mes tyre, e publikuar gjithashtu edhe në media. Por nga gjithë kjo “zallamahi”, kërcitje telefonash, takimesh, sharjesh, e të bërtiturash, drejtori i Përgjithshëm i TVSH-së, Petrit Beci, ka tentuar të japë edhe dorëheqjen e tij. Por në orët e vona të mbrëmjes është konfirmuar tërheqja e tij nga ky vendim.Incidenti para finales me ZhulalinNjë nga incidentet e ndodhur gjatë këtij festivali ka qenë edhe ai një natë para finales, ku juria do të përzgjidhte 17 finalistët. Incidenti ka ndodhur mes drejtoreshës së festivalit, Zamira Koleci,  drejtorit Artistik, Edmond Zhulali dhe anëtarit të jurisë, kineastit e regjisorit të njohur Gjergj Zhuvani. Ky i fundit nuk ka lejuar që Zhulali të bëjë pjesë në përzgjedhjen e finalistëve, pasi drejtori Artistik ka qenë dhe pjesë e garës, në të cilën kënga e tij u vlerësua me çmimin e dytë.  Ndërhyrjet te juria për fituesitGjatë ditëve të provave të festivalit, mësohet nga burime të sigurta se disa nga anëtarët e jurisë kanë pasur ndërhyrje të herëpashershme për përzgjedhjen e këngës fituese në edicionin e 46-të këngës në RTSH. Ndërhyrje, këto jo vetëm nga artistët konkurrentë, por edhe nga drejtues. Megjithatë nuk dihet se kanë ndikuar këto ndërhyrje në përzgjedhjen e fitueseve të garës mbrëmjen e së dielës, të bërë tashmë publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›