RTV “Ora News” uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri

Radio Televizioni Ora News uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen Gëzuar Vitin e Ri! Një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë!
Po çfarë është ndërrimi i viteve?
Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, sot e kësaj dite ato i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.
Viti i ri është festë e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.
Viti i Ri se pari eshte festuar rreth 4000 vjet më parë në Babiloni. Viti i Ri babilonas filloi me hënën e parë të pranverës, si stina e lulëzimit. Viti i Ri babilonas festohej 12 ditë me radhë. Secila prej këtyre ditëve ishte e veçantë në mënyrën e festimit.
Ndërsa romaket festonin Vitin e Ri në fund të marsit, por kalendari i tyre ishte ngatërruar me perandorë të ndryshëm që ndërroheshin shpesh, kështu që kalendari filloi të numërohej në bazë të lëvizjeve të diellit.
Megjithatë, Senati romak në vitin 153 para krishtit, shpalli 1 janarin si datë të fillimit të Vitit të Ri. Gjate mesjetes, Kisha kundërshtonte festimin e Vitit të Ri. Ndonëse kristianet e hershëm dënonin zakonin si pagan, popullariteti i foshjës si simbol i rilindjes forcoi kishën në pozitën e saj. Kisha, se fundi lejoi te festohej Viti i Ri me foshjen, që simbolizonte lindjen e krishtit.