Shtëpia e të moshuarve festojnë Vitin e Ri

Për të festuar sa më këndshëm festën e ndërrimit të viteve Minibashkia numër katër në kryeqytet ka shtruar një drekë për banorët e shtëpisë së të moshuarve. Drejtori i kësaj shtëpie, Resul Domi duke u uruar Vitin e Ri u shpreh se përgjatë vitit 2012-të për të moshuarit do të ndërtohet një shtëpi e re, e cila do të ketë kushte shumë më të mira për ta.
Qëndra Kulturore Tirana, nëpërmjet Ansamblit Folklori Tirana ka dhënë një program artistik me këngë dhe valle kryesisht nga krahina e Shqipërisë së mesme.
Drejtoresha e kësaj qëndre Suela Konjari premtoi se një herë në muaj qëndra që ajo kryeson do të japë shfaqe.
Ndërkohë që të moshuarit morën dhuratë një televizor edhe nga shoqata e motoçiklistëve.