E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët e ish-uzinës Dinamo: Bashkia na mori klientët

Tregtarët e ish Uzinës Dinamo nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Bashkisë për të improvizuar një treg shumice në qëndër të Tiranës.

Ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre nëpërmjet një mini proteste, pasi pretendojnë se kjo mënyrë operimi e Bashkisë i dëmton biznesin.

Aq më tepër kur dy ditët e fundit të vitit janë ato kur tregtarët shpresojnë të nxjerrin më shumë fitime nga blerjet.
 

Bashkia e Tiranës, mëngjesin e së premtes, si një lloj sfide për tregtarët e vegjël zhvendosi tregtarët e shumicës pas Pallatit të Kulturës, duke i ofruar qytetarëve mallra me çmime më të lira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›