E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RIAD – Lavrov: Bisedimet ruse me SHBA-në, shumë të dobishme

MOSKË, 18 shkurt /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov shprehu sot kënaqësinë për takimin e tij të parë me homologun e tij amerikan Marco Rubio, duke e përshkruar atë si “shumë të dobishëm”.

“Të dyja palët dëgjuan nga afër njëra-tjetrën dhe ranë dakord të krijojnë kushte për rifillimin dhe madje zgjerimin e bashkëpunimit të plotë midis dy vendeve”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Riad.

U diskutuan edhe çështjet ekonomike dhe tregtare, me monedhën ruse, rublën, forcimin ndaj dollarit dhe euros pas bisedimeve.

Sipas Lavrov, u diskutua edhe për reduktimin e pengesave në bashkëpunimin ekonomik, por ai nuk ka dhënë detaje.

Ai tha se të dyja palët kishin rënë dakord të emëronin urgjentisht ambasadorët për Moskën dhe Uashingtonin. Posti i ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht është vakant.

Një thellim i mundshëm i bashkëpunimit me SHBA-në mund ta nxjerrë Moskën nga izolimi – në të cilin Perëndimi e ka mbajtur – që nga pushtimi i Ukrainës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›