E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raboshta: Luftëtari ka rastin më të mirë për arratisje

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Po të shënoj ndaj Elbasanit, nuk do të festoj, edhe pse do të inaugurojmë rrugën për në superiore

Luftëtari i pamposhtur në fushën e tij, me 4 fitore dhe golaverazhin 6-3, pret Elbasanin, që në transfertë ka 1 barazim dhe 3 humbje, me golaverazhin 2-10. Pra, kundërshtari është shumë larg lakmive të tij dhe kjo e detyron të rigrupojë forcat që disponon për  të marrë kthesën.Por a do të mundet ta bëjë këtë në Gjirokastër, ku Luftëtari këtë sezon nuk bën shaka?!

Stafi gjirokastrit po vazhdon punimet për formacionin e ri, përderisa nuk ka të gatshëm Çaçon dhe Mersinin, krahët e mesfushës, të dy të skuqur. Në përballjen direkte dy ekipet në fjalë vijnë me gjendje psikologjike të ndryshme, Luftëtari pas barazimit në Kavajë dhe Elbasani pas humbjes në Sarandë.

Raboshta Sulmuesi shkodran i Luftëtarit,Jasmin Raboshta, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e Elbasanit, për sfidën e së mërkurës thekson se ekipi i tij ka rastin më të mirë të bëjë shkëputjen.

Rezultatet e Luftëtarit këtë sezon flasin vetë dhe mund të them që edhe në Lezhë nuk na takonte humbja. Besën, pavarësisht se kishte mungesa, e vumë para përgjegjësisë në fushën e saj dhe barazimin më tepër e arriti nga presionet josportive, veçanërisht të tifozëve të saj, që e tensionuan së tepërmi atmosferën. Edhe pse kështu, barazimin e quajmë të favorshëm, sepse e arritëm në transfertë dhe me një ekip ndër më të fortët e më të kompletuarit e kategorisë së parë.

Përpara kemi dy ndeshje në fushën tonë dhe këtu Luftëtari mund të marrë përfitimin më të madh. Me fitoren ndaj Elbasanit të mërkurën shkëputemi 5 pikë nga ndjekësi më i afërt dhe në vazhdim, me fitore ndaj Ilirisë, mund të thellohet diferenca në kombinim me rezultate e tjera. Duhet të mos humbasim pikë në këto ndeshje.

Elbasani, edhe pse rezultatet e deritanishme, veçanërisht në transfertë, i ka të dobëta, nuk do të thotë se është ekip i dobët. Do të ishte gabim fatal, nëse ndonjëri prej nesh mendon kështu. Ne duhet të zbresim në fushë, duke qenë të përgatitur për ta përballuar Elbasanin në formën e tij  më të mirë. Nëse nuk do të jetë kështu, më mirë për ne.

Ndeshja do të jetë e fortë, por mendoj se do ta përballojmë me sukses të plotë, sepse ekipi ynë këtë sezon ka një pjekuri të admirueshme dhe me çdo kundërshtar të kategorisë sonë matet pa kurrëfarë frike, ndaj dhe mund të arratiset. Po të shënoj gol, që shpresoj shumë ta bëj, nuk do të festoj në shenjë respekti, pasi kam veshur fanellën

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›