E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta sdi të ndalet, e ndjek nga afër Elbasani

Vllaznia ka shkatërruar 3-0 Dinamon, ndërsa Tirana nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 me Adën në Velipojë. Befason Besa, që mund në transfertë Shkëndijën Tr.

 

Dema, 3 gola për 3 pikë

Vllaznia – Dinamo 3-0

Vllaznia: Curri, Lekaj, Balaj, Ujka, Demaj, Kruja, Jubani, Markolaj, Guri, Mujeci, Beluli  (u aktivizuan: Halili, Vecaj, Spahija). Trajner: I. Dibra.

Dinamo: Laço, Naska, Çuçi, Turtulli, Selenica, Mjekaj, Keta, Bozhanaj, Matraku, Lubonja, Bajaziti (u aktivizuan: Sulioti, Manerkolli, Bejdo). Trajner: D. Mehmeti.

Shënues: Dema 18, 21 (11-m), 33

Karton i verdhë: Turtulli

Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, E. Borgu (Fushë-Krujë)

Vllaznia ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Dinamos, duke e dominuar në të gjitha drejtimet takimin. Ndeshja është mbyllur që në pjesën e pare, kur janë shënuar të tre golat e saj, madje në një hark kohor prej 15 minutash. Çka është më e rëndësishmja, protagonist i këtyre golave për shkodranët është i njëjti futbollist: kapiteni Bekim Dema. Në golin e parë ka gjuajtur fort nga jashtë zone dhe topi i devijuar nga një mbrojtës dinamovit përfundon në rrjetë.

Në të dytin, Mujeci pengohet në zonë në mënyrë të parregullt nga Turtulli dhe gjyqtari Ziri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë Dema është i saktë, ndërsa në të tretin ky futbollist do të ekzekutonte bukur një goditje dënimi nga jashtë zone dhe topi do të prehej në rrjetë. Skuadra e Dinamos tregoi se nuk është ajo e vjetshmja pretendente për titullin kampion, ndërsa Vllaznia me këtë fitore të pastër duket se kthehet në formën e saj më të mirë. Gjergj KOLA

Velipojakët kthejnë rezultatin

Ada – Tirana 2-2

Ada: Ruçi, Dardhanjori, Hebovija, Bratoja, Dodaj, Selimi, Celi, Fugarima, Simoni, Agaj, Kiri. Trajner. B. Bizi

Tirana: Celi, Karaveri, Hyebza, Habibi, Shala, Cara, Ibrahimi, Kacoli, Hoxhallari, Saliaj, Gjeçi. Trajner. A. Kola

Shënues:  Dodaj 35, 67/ Gjeçi 16, Habibi 28

Gjyqtarë: M. Metohija, R. Pjetrushi, E. Hamiti (Lezhë)

Të dy ekipet kanë zhvilluar një përballje mjaft të fortë, që është shoqëruar me gola të shumtë. Barazimi duket se kënaq më shumë ekipin mik, i cili pavarësisht se ka gjetur dy herë me radhë shumë shpejt që në pjesën e parë rrugën e rrjetës, përsëri kanë vënë në rrezik serioz këtë barazim. Në krahun tjetër drejtuesit e Adës kanë pasur shumë pretendime për mënyrën e gjykimit të këtij takim.

Në pjesën e parë djemtë nga kryeqyteti kanë qenë më racionalë  në lojën e tyre. Ata kanë arritur të shënojnë me anë të Gjeçit shumë shpejt, duke krijuar besim në vetvete. Kjo është pasqyruar edhe nga një gol i dytë i shënuar nga Habibi. Mirëpo djemtë e teknikut Brikeno Bizi kanë arritur të shënojnë me Dodajn, duke u rifutur në lojë.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-2. Në pjesën e dytë vendasit janë më kërkues dhe është përsëri Dodaj që shënon golin e  dytë të tij në këtë takim, duke barazuar shifrat. Më pas velipojakët pretendojnë edhe për një 11-metërsh, por që për gjyqtarët nuk është i tillë.  Gjergj KOLA

 

Teutës i mjaftojnë 40 minuta

Teuta – Skënderbeu 5-0

Teuta: Rexhepaj (Haxhia 46), Kastrati, Rigo, Memini, Marku, Çyrbja, Tepshi, Troplini (Trimi 46), Tashi, Petro (Beqja 46), Sina. Trajner: G. Begeja

Skënderbeu: Qyqja (Kotori 37), Buleçi, Rezhda, Fortuna (Bilali 42), Topulli (A. Skënderasi 51), Miho, Jaupllari, E. Skënderasi, Xhafka, K. Rapo, Emini. Trajner: D. Kushe

Shënues: Petro 1, Sina 11, Marku 16, Memini 21, Topulli 40 (aut)

Kartonë të verdhë: Çyrbja / Xhafka, E. Skënderasi

Teuta kryesuese ka arritur një fitore të thellë ndaj Skënderbeut brenda 40 minutave të para të ndeshjes. Një shkatërrim total për korçarët kjo e djeshmja në Durrës, kur vetëm pas 50 sekondash vendasit kalojë në avantazh me anë të Petros. Në minutën e 11-të Sina kujtohet në pozicion jashtë loje, por gjithçka është e rregullt. Ai shënon golin e dytë. Marku mbyll gjithçka brenda 16 minutave, teksa pas një këndoreje, shënon një gol të bukur me kokë.

Goditje dënimi në minutën e 21-të po për durrsakët dhe këtë herë është Memini që me kokë shënon të katërtin. Miqtë nuk u besonin syve që po pësonin kaq shumë gola. 5 minuta para fundit Troplini devijon topin drejt portës së tij dhe me shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë. Në të dytën, të dy trajnerët kryejnë ndërrimet e nevojshme dhe rastet mungojnë. Teuta është e kënaqur me fitoren që në pjesën e parë. Një fitore më se e merituar e djemve të trajnerit Gentjan Begeja. Korçarët kanë luajtur dje ndeshjen e tyre më të dobët të sezonit.

Leonard TREBICKA 

Mateo Hasa shkund Shkëndijën

Shkëndija Tr. – Besa 2-4

Shkëndija Tr.: Biduli, Memgro (Ibri 85), Vladi, Hyseni, Liçaj, Mersini, Gjonaj, Lilaj, Hoxha, Lala (Gjoni 73), Ajazi. Trainer: K.Sterjo

Besa: Sula (Buli 46), Kullolli, Çorumi, Balliu, Leka, Rusi, Boriçi, Kapedoni, F.Hasa (Dajsinani 75), Nasufi, M.Hasa. Trainer: B.Sinella

Shënues: Hoxha 18, Ajazi 44 / M.Hasa 24, 36, 54 (11-m), Hyseni 25 (aut)

Kartonë të verdhë: Kullolli, Kapedoni, F.Hasa

Gjyqtarë: E.Zhuli, A.Shkreta, N.Bregasi (Tiranë)

Në minutat e para të lojës kanë qenë vendasit që kanë sulmuar me epërsi ndaj miqve, ku edhe kanë shënuar në minutën e 18-të me Hoxhën. Kaq mjafton dhe miqtë studiojnë me mjaft kujdes lojën e vendasve dhe arrijnë të marrin në dorë frenat e lojës. Në minutën e 24-t Mateo Hasa, pjesëtari i ekipit të parë, Besa gjuan një goditje dënimi dhe barazon shifrat 1-1. Një minutë më vonë është sërish 18-vjeçari Hasa që gjuan, por Hyseni devijon topin në portë dhe 1-2 për kavajasit.

Disa minuta më vonë përsëri Hasa me kokë e dërgon topin në rrjetë pas ekzekutimit të goditjes së këndit nga vëllai i tij, Fatjoni. Në minutën e fundit të takimit Ajazi ngushton rezultatin në 2-3. Pjesa e dytë sërish flet për miqtë, që lojën e nisin me një zëvendësim të detyruar në portë, del Sula i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Buli. Kavajasit dominojnë në fushë dhe fitojnë 11-metërsh me Fatjon Hasën. Ekzekuton Mateo Hasa dhe 2-4. Djemtë e Bledar Sinellës fluturojnë nga gëzimi i fitores. Erjon Hamitaj

Fitore bindëse e Kamzës

Kamza – Shkëndija Dr. 5-2

Kamza: Pasha, Leka, Osmani, Likaj, Sirinxhi, Klosi, Lame, Ferati (Doku 89), Koleci, Karrosi, ( Çizmja 77), Mehmeti. Trajner: F. Tare.

Shkëndija Dr.: Qypi (Dautaj31), Tataveshi, Baba, Xhixha, Hoxha, Lusha, Teku, Rezi, Demushaj (Hasani 46), Muzzo (64` Koka), Hodo. Trainer: A. Kërçova.

Gjyqtarë: L. Ziu, R. Hoxhaj, A. Bame (Tiranë)

Shënues:  Ferati 12, Karrosi 25, 79, Klosi 30, Mehmeti 69, / Teku 5, Rezi 72

Kartonë të verdhë: Osmani, Leka, Mehmeti, Lusha(2), Ferati / Teku, Baba, Tataveshi

Karton i kuq: Lusha

Kamzalinjtë arrijnë të kthejnë rezultatin që në minutat e para pas golit të shënuar nga Teku në minutën e 5-të. Ferati shtatë minuta më vonë arrin të barazojë shifrat, 1-1. Në minutat më pas loja kontrollohet nga vendasit që kanë më shumë mundësi për të shënuar, pasi i afrohen disa herë portës dhe mund të kishin dyfishuar shumë shpejt, por portieri Qypi eliminon disa goditje.

Në minutën e 25-të Karrosi shënon golin e avantazhit, duke çuar rezultatin 2-1. Pesë mintua pas tij Klosi mendon mirë për të tijët dhe i çon shifrat në 3-1. Në pjesën e dytë Mehmeti shënon golin e qetësisë për Kamzën, 4-1, por Rezi, tri minuta më vonë, shënon golin që u mendua se do të rihapte takimin, 4-2. Në minutat e fundit të lojës Mehmeti shënon golin e pestë për Kamzën.  5-2 dhe me kaq mbyllet kjo ndeshje, që lë një shije të hidhur tek djemtë durrsakë. Ilir Cara

&n

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›