E Diel, 1 Nëntor 2026

Radha e disfatave - fati i lidershipit të Edi Ramës!

Pas ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008 dhe pas miratimit të Kodit Zgjedhor dhe humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar, disfatat e liderit opozitar nuk do ndaleshin këtu. Humbja e zgjedhjeve e nxori z.Rama me një krizë të theksuar dhe konfirmoi edhe më shumë skizofreninë e tij, saqë nuk dinte se kujt t’ia adresonte fajin për humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme, gjë të cilën nuk e kishte dërguar në mendje. Pas qershorit, retorika e humbjeve politike të tij do vijojë më tutje.
Z.Rama e tregoi veten që është një pinjoll Blloku, i cili nënën e tij të dashur, nënën Parti dhe epokën e xhaxhit i mban si relikte të vyera në sirtarin e ndjenjave dhe mendimeve të tij. është e patolerueshme shkelja e demokracisë në Partinë Socialiste, pasi u vendos nje standard demokratik në këtë subjekt politik, ku z.Nano dha dorëheqjen në vitin 2005 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Si të mos mjaftonte kjo, lideri aktual i së majtës vazhdoi të drejtojë PSSH-në, madje me një dorë të hekurt, me një diktat të pashembullt të një uzurpatori, i cili për karrigen e tij lufton me çdo mjet aligjor. Ato që do i vendosin kapakun disfatave të tij të njëpasnjëshme janë: bojkotimi i jetës parlamentare të vendit, ndryshimi i statutit të PSSH-së duke i dhënë pushtet veç kryetarit dhe grevës opozitare.
Sot, kur vendi ynë pret heqjen e regjimit të vizave janë shumë të ulëta veprimet e një tirani siç është z.Rama. Sot më shumë se kurrë më përpara, vendi ka nevojë për një bashkim kombëtar, bashkim idesh, ndjenjash, veprimesh, reagimesh pasi Europa po hap dyert për ne dhe do ishte e turpshme dhe diskriminuese në syrin kritik të ndërkombëtarëve një grevë e tillë, e cila përveçse lë një shije të hidhur, pengon edhe transparencën. Atë “transparencë” që gjoja kryetari i PS-së e kërkon tek hapja e kutive. Si ka mundësi që ky njeri kërkon transparencën e zgjedhjeve, ndërsa pengon me çdo mënyrë survejimin e medias në çadrat e tij, të ngritura mbi financat e lejeve të ndërtimit që ua jep padrinove të mafias?!... Një njeri i tillë është pengesë e madhe për përmirësimin e jetës shoqërore. Koha bën të veten. Ajo ecën dhe z.Rama është i palëkundur në qëndrimin e tij. Ai thotë që: “Greva do vazhdojë dhe nuk do ndalet”, e ndërsa një ditë të bukur si ajo e djeshmja, ai e ndërpret bllokimin që po i bënte bulevardit të kryeqytetit. Më në fund z.Rama dhe “leshkot” që i qëndrojnë pas, ikin nëpër shtëpitë e tyre, me pretekstin se e zgjidhën situatën. Tashmë, kreu opozitar ka mbetur në mëshirë të fatit. Ndërkombëtarët ia tërhoqën veshin, e ai s’kishte si të vepronte ndryshe veçse si një fëmijë i bindur do pranojë çdo lloj marrëveshjeje që do i afrojnë. Me plot gojën tani mund të themi që disfatat e Edi Ramës nuk kanë të sosur. Edi Rama është humbësi i madh i betejës politike me kryeminstrin e vendit z.Sali Berisha.

Autorja është zv/Kryetare e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›