E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kosova shumetnike, ne kufijte ekzistues"

INTERVISTA / Rozmari Dikarlo, zyrtare e larte e Departamentit Amerikan te Shtetit, ne nje interviste per radion Evropa e Lire, vlereson se paqja eshte shume e rendesishme, jo vetem per ata qe jetojne ne Kosove, por edhe per ne qe jemi te perfshire. SHBA-te kerkojne nga te gjithe qe ta ruajne qetesine ne muajt qe vijne", thote Dikarlo.
Zonja Di Karlo, si ndiheni pas kaq vitesh perfshirjeje ne Ballkan, tani qe statusi i Kosoves eshte zgjidhur? Si do ta vleresoni procesin e njohjes se shtetit te ri?
Se pari, me lejoni t'ju them se per gati tre vjet kemi perseritur qendrimin se statusi i Kosoves duhet te zgjidhet. Zgjidhja duhet te jete e tille qe nxit stabilitetin afatgjate ne rajon dhe forcon te ardhmen euroatlantike te te gjitha vendeve te rajonit. Kosova tashme e ka shpallur pavaresine dhe nje numer i konsiderueshem shtetesh e kane njohur ne dy javet e para. Shtetet e Bashkuara, se bashku me partneret evropiane, e njohen Kosoven vetem nje dite pas shpalljes se pavaresise. Me kalimin e kohes, gjithnje e me shume shtete po e njohin Kosoven.
Kosova ka nevoje per ndihmen amerikane pas shpalljes se pavaresise, po aq sa dhe me pare, por tani ne te tjera drejtime. A planifikojne Shtetet e Bashkuara ta ndihmojne Kosoven per t'u anetaresuar ne organizmat financiare nderkombetare?
Eshte plotesisht e sakte se Kosova ka nevoje per ndihmen e bashkesise nderkombetare. Shtetet e Bashkuara i kane bere te qarta angazhimet e tyre per ta ndihmuar zhvillimin e Kosoves, ashtu sic mbeshtesim edhe vendet tjera ne rajon. Ne rastin e Kosoves po ndihmojme zbatimin e nismave qe jane hartuar posacerisht per Kosoven. Javen e kaluar morem pjese ne krijimin e Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven. Ishte ky grupi qe emeroi Peter Feith si perfaqesues special, i cili do ndihmoje kosovaret ne zbatimin e Planit Ahtisari. Ne Bruksel, euro-komisioneri Rehn foli per organizimin e konferences se donatoreve ne fund te pranveres, qe do ndihmoje ne permbushjen e nevojave te Kosoves. Eshte shume e rendesishme qe Kosova te anetaresohet ne institucionet financiare nderkombetare. Kosova nuk ka pasur qasje ne keto institucione per tete vjet.
Shtetet e Bashkuara e ndjejne nevojen qe ta ndihmojne Kosoven ne te gjitha keto fusha.
Ndihma amerikane per anetaresimin e Kosoves ne institucionet financiare ka filluar apo pritet te konkretizohet se shpejti?
Me sa di, ndonese nuk jam specialiste e kesaj fushe, jane nje mori kerkesash qe duhen permbushur. Keto kerkesa kane te bejne me planet ekonomike te vendit dhe mekanizmat financiare qe duhet te kete nje vend. Per te gjitha keto ceshtje, ne do punojme ne muajt qe vijne. Anetaresimi i Kosoves ne FMN apo Banken Boterore duhet te miratohet pastaj nga bordi i ketyre institucioneve. Sic e kemi pare, pavaresia e Kosoves eshte mbeshtetur nga shumica e vendeve evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.
Permendet konferencen e donatoreve. A mund te na jepni me shifra se cili do jete angazhimi financiar amerikan gjate konferences ne fjale?
Nuk jam ne gjendje te them per momentin se cila do jete shuma e angazhimeve tona.
Ajo qe mund te them me siguri eshte fondi prej 335 milione dollaresh per Kosoven, i miratuar nga Kongresi. Ne po shohim edhe nismat ne fusha te tjera, pasi jemi te interesuar te ndihmojme ne fushen e rendit dhe ligjit, si dhe ne zhvillimin ekonomik. Ne do punojme shume ngushte me donatoret kryesore, ne menyre qe te bashkerendojme mbeshtetjen tone.
Kemi pare reagime te ndryshme nga fqinjet e Kosoves. Shqiperia e njohu shtetin e Kosoves, derisa nuk e kane marre kete hap Maqedonia dhe Mali i Zi. Si e vleresoni qasjen e Shkupit dhe te Podgorices ndaj Kosoves?
Mendoj se eshte e qarte se vendet e rajonit duan te kene raporte te mira me te gjitha vendet fqinje. E dime se Maqedonia ka marredhenie te mira si me Serbine dhe me Kosoven. E njejta gje vlen edhe per Malin e Zi. Ka shume lidhje ne mesin e vendeve te rajonit dhe keto lidhje do vazhdojne dhe ne duam marredhenie te mira mes te gjitha vendeve.
Ne dallim nga fqinjet e tjere, Serbia ka thene se nuk do ta pranoje kurre pavaresine e Kosoves. Sa e veshtire eshte per administraten tuaj bashkepunimi me Serbine ne kete moment dhe si do t'i pershkruanit marredheniet mes dy vendeve?
Ne duam marredhenie shume te mira me Serbine, sic i kemi pasur historikisht. Ne kemi qene aleate ne dy luftera boterore. Marredheniet tona u veshtiresuan gjate periudhes se Milloshevicit. Ne duam ta shohim Serbine te ece perpara. Ne e duam rrugen e integrimit euroatlantik per Serbine, po aq sa edhe per Kosoven, Maqedonine, Shqiperine, Kroacine dhe Malin e Zi. Ne synojme t'i vazhdojme te gjitha projektet qe kemi nisur me Serbine. E dime se qeveria serbe nuk e mbeshtet politiken tone rreth Kosoves dhe nuk e mbeshtet pavaresine e Kosoves. Duam ta bejme te qarte se pavaresisht dallimeve ne kete ceshtje, synojme te kemi raporte te mira. SHBA-te duan qe Serbia te ece perpara dhe qe kjo te ndodhe, Serbia duhet t'i tejkaloje konfliktet e viteve '90. Kosova eshte nje prej tyre.
Por, Serbia po merr hapa konkrete per te mbajtur ne kontroll pjese te caktuara te Kosoves, sic eshte veriu. Me gjithe deklaratat e fuqishme nga faktori nderkombetar, cfare hapash konkrete mund te merrni per te mos lejuar ndarjen e Kosoves?
Ne e kemi njohur Kosoven ne kufijte ekzistues dhe jemi te vendosur te shohim nje Kosove shumetnike. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme, jo vetem per ne, por edhe per politiken evropiane. Ne nuk duam te shohim ndarje, sic mund te jete ajo ne veri te Kosoves, qe eshte ndarje thjesht ne baza etnike. Ne mbeshtesim administraten e Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe perpjekjet e tyre per te ruajtur stabilitetin ne rajon.
Mendojme se eshte shume e rendesishme qe serbeve dhe pakicave te tjera ne Kosove t'u jepen te gjitha mundesite qe te jene qytetare te barabarte. Plani Ahtisari lejon te drejta te shtuara per serbet dhe pakicat e tjera, ashtu sic mundeson dhe mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe fetare. Kjo e fundit eshte shume e rendesishme per popullsine lokale. Kjo eshte rruga per te ecur perpara: te sigurohen te drejtat e serbeve dhe te sigurohet perparimi i gjithe Kosoves.
Duke pasur parasysh se serbet e Kosoves, nen ndikimin e Beogradit, nuk e pranojne planin e Ahtisarit dhe bashke me te institucionet e Kosoves, a shihni mundesi per dhune ne rajon?
Kemi kerkuar nga te gjitha palet te jene te qeta dhe te mos perqafojne dhunen. Duam te shohim qe gjerat te ecin qetesisht. Besoj se keshtu e shohin gjendjen dhe shumica e shqiptareve dhe e serbeve. Paqja eshte shume e rendesishme, jo vetem per ata qe jetojne atje, por edhe per ne qe jemi te perfshire. Ne kerkojme nga te gjithe qe ta ruajne qetesine ne muajt qe vijne. Gjithashtu mendojme se do te marre kohe procesi i shtrirjes se dores serbeve te Kosoves. Ne do t'u shpjegojme atyre se bashkesia nderkombetare eshte shume e vendosur t'i shohe te ecin perpara dhe te integruar ne Kosove. Institucionet e Kosoves dhe shumica e popullit kane nje rol shume te rendesishem per te luajtur, qe te ecim perpara ne kete drejtim.
Si e shihni rolin e Rusise ne Ballkan ne keto momente?
Kemi punuar per shume vite me Rusine ne Ballkan. Ne dhe Rusia kemi qendrime te ndryshme rreth Kosoves, por duam te punojme ne menyre konstruktive me Rusine. Ne punojme me ta edhe ne Bosnje dhe duam te vazhdojme te punojme dhe ne te ardhmen.
A i druheni mundesise se Rusia mbeshtet grupe qe mund te nxisin dhunen ne rajon?
Rusia eshte angazhuar dhe ka bere thirrje per qetesi ne rajon. Kur pame se fundi incidentet ne Beograd, Rusia iu bashkengjit pjeses tjeter te Keshillit te Sigurimit ne nje deklarate te ashper qe denonte dhunen. Sic e thashe dhe me siper, ne kemi pasur dallimet tona rreth asaj se si duhej zgjidhur ceshtja e Kosoves, por, megjithate, Rusia ka qene nje lojtar i pergjegjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›