E Shtunë, 31 Tetor 2026

PASOK “Qeveria të dëgjojë zërin e opozitës dhe të veprojë

Autori i Lajmit: Redaksia

Socialistët grekë vijnë në mbrojtje të miqve të tyre shqiptarë. Përmes një deklaratë të shpërndarë nga selia rozë në Tiranë thuhet se “PASOK dëshiron të shprehë solidaritetin e tij me anëtarët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët janë në grevë urie për të kërkuar transparencën dhe ndershmërinë në të gjithë zgjedhjet e ardhshme”.
Referuar një mesazhi solidariteti, PASOK i bën thirrje qeverisë shqiptare të dëgjojë zërat dhe shqetësimet e opozitës dhe të veprojë në mënyrë konstruktive pa humbur më kohë. Që në fillim të krizës politike aktuale në Shqipëri, PASOK ka mbështetur përpjekjet e PS dhe liderit të saj Edi Rama për demokraci të vërtetë, transparencë të plotë dhe mirëqeverisje.Këta elementë janë parakushte për progresin politik dhe social. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë kohezionin social dhe stabilitetin në sistemin politik

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›