Radu vazhdon në Lazio

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 19:45
Mbrojtësi i majtë Stefan Radu ka nënshkruar kontratë të re me Lazion. Reprezentuesi rumun ka finalizuar marrëveshjen e re me klubin romak, që do ta mbajë atë në Olimpico deri në vitin 2015. Radu spekulohej me transferim në Chelsea ose Barcelonë. “Kjo nënkupton se klubi është duke punuar për ndërtimin e një ekipi të madh. Shpresoj që Lazio të përjetojë suksesin dhe emocionet, të cilat i arriti në të kaluarën”, tha trajneri i Lazios, Edy Reja, për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.