Më pak aksidente me fatalitet
Numri i aksidenteve me fatalitet dhe dëme materiale në rrugët e Kosovës ka shënuar rënie krahasuar me vitet e kaluara. Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se kanë plane konkrete me plane konkrete për ngritjen e prezencës policore dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kosovapress se gjatë janarit të këtij viti janë regjistruar mbi 1400 aksidente, ku presë prej tyre kanë pasur përfundim fatal, derisa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 23 raste të tilla. Sipas tij rënia e aksidenteve me fatalitet është rezultat i masave të ndërmarra nga policia si shtimi i pikave të kontrollit dhe zbatimi i Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor. “Nëse bëjmë një krahasim të aksidenteve të komunikacionit rrugor mund të themi se kemi kryesisht një rënie në të gjitha kategoritë e aksidenteve, prej tyre 1.14 për qind të rasteve me fatalitet, ndërsa aksidente me dëme materiale kemi rënie 7.97 për qind. Sipas kësaj del se kemi rreth 8 për qind rënie të aksidenteve me lëndime, ndërsa të aksidenteve me dëme materiale kemi rreth 5 për qind rënie, ndërsa në total në përgjithësi në total në vitin 2010 janë 17 mijë e 194 aksidente. Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve janë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, tejkalimet dhe mos respektimi i shenjave të komunikacionit.
“Janari i vitit të kaluar në krahasim me janarin e vitit 2011, kemi ta quajmë një statistikë të kënaqshme sa i përket aksidenteve me fatalitet, ku mund të themi se në vitin 2010 në janar kanë qenë të regjistruara rreth 23 aksidente ku kanë humbur jetën 23 persona, ndërsa në janar 2011 kemi të regjistruar pesë persona që kanë humbur jetën”, tha Kelani.Në kuadër të angazhimeve për një siguri më të madhe në trafikun rrugor, Kelani thotë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme hartojnë plane konkrete.
Kelani u bën apel të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos dalin në rrugë pa i pasur automjetet në gjendje të rregullt, pasi vetëm kështu mund të ketë më pak aksidente në trafik.