Zhduken trofetë e Maradonës

Trofe, dhurata, sende me vlerë. Diego Armando Maradona denoncoi një vjedhje të përmasave të mëdha. Nga muzeu i tij janë zhdukur 600 objekte të cmuara. Dyshimet kanë rënë mbi një sipërmarrës argjentinas. Maradona nuk ka më disa nga objektet më kuptimplote të karrierës së tij të jashtëzakonshme futbollistike. Nuk gjendet asnjë gjurmë e trofeut si lojtari më i mirë i Botërorit të fituar në vitin 1986, vit i triumfit në Botërorin e Meksikës. Mungon edhe "Këpuca e artë" si bomberi më i mirë në turnetë europianë. I njëjti fat edhe topat, bluzat, mbathjet dhe medaljet. Është zhdukur edhe një rip i dhuruar nga Pele. Mungojnë edhe dhurata e bëra nga Fidel Kastro. Ish-ylli i Napolit pohoi se të gjitha këto ishin në duart e Ernesto Tekso, njeriut të ngarkuar për organizimin e ekspozimit të muzeut të tij në Meskikë, Gjermani, Itali e Argjentinë.