E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos në shënjestrën angleze

Ylli i ri Barcelonës, meksikani 18-vjecar Xhovani dos Santos është në vëmendjen e shumë klubeve angleze. Lajmi jepet nga gazeta sportive prestigjioze iberike "As". Dos Santos, një nga surprizat e formacionit të Frenk Rajkard ka kontratë me klubin katalanas, deri më 30 qershor 2008. Gazeta "As" shkruan se djaloshi i artë kërkohet nga klube të rëndësishme britanike. Barcelona ende nuk i ka propozuar ripërtëritjen e kontratës Dos Santosit dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg "Kamp Nout". Sipas agjentit të lojtarit, Pini Zahavi, për të janë bërë shumë propozime nga gjigandët ishullorë si Mancester Junaitid, Arsenal, Celsi dhe Totenhemi. Sipas tabloidit anglez "The Sun", Celsi ka ofruar 13,4 milionë euro për të marë dos Santosin, ndërsa Totenhemi 9,3 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›