Merkato, të gjitha lëvizjet dhe thashethemet

BESA- Skuadra kavajase realizoi blerjen e parë dimërore, duke bërë të sajin mbrojtësin Liridon Leci. Kosovari 22-vjecar kampionatin e kaluar luajti me Elbasanin, ndërsa pjesën e parë të sezonit aktual me Flamurtarin. Nigeriani Abdullaj Ishaka kërkon të largohet në klubi i Bizhdilit, ndërkohë që pritet rikthimi i Herbi Fortunatit të pëzulluar nga FSHF-ja. Mbrojtësi Albert Duro është larguar përfundimisht nga Besa. Edhe meksikani me pasaportë franceze, Elokan kërkon të largohet pasi synon të aktvizohet me një klub të Oberligës gjermane. Faza përgatitore e Besës do të zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi.
SHKUMBINI- Arlind Nora është përforcimi i parë i skuadrës peqinase. Ish-sulmuesi i Vllaznisë do të përfiotjë për gjashtë muaj 12 milionë lekë të vjetra. Gjirokastri Nora ka luajtur më parë me Luftëtarin, Lushnjën, Elbasanin dhe Vllazninë.
BESËLIDHJA- Skuadra e Bajkos është në pritje të sulmuesit korcar Marius Ngjela. Golashënuesi më i mirë i Skënderbeut ende nuk i ka zgjidhur problemet me klubin e tij.
TEUTA- Pas blerjes së sulmuesit Vangjel Mile, Teuta zyrtarizoi edhe mesfushorin vlonjat Artan Sakaj. Synimi i madh i presidentit Hasanbelliu mbetet sulmuesi Daniel Xhafaj, i cili shënoi 20 gola me fanellën durrsake sezonin e kaluar.
VLLAZNIA- Kosovari i Elbasanit, Ilir Nallbani dhe sulmuesi i Shkumbinit, Klevis Dalipi duket se janë dy blerjet më të fundit të formacionit shkodran. Faza përgatitore e Vllaznisë do të zhvillohet në Hercegovni te Malit të Zi.
KASTRIOTI- Presidenti i klubit krutan deklaroi se kishte blerë sulmuesin e Tiranës, Oriand Abazaj. Mungesat në stervitjet e para të janarit janë të shumta te Kastrioti: plot 12 lojtarë, i kanë sjell jo pak shqetësim trajnerit Bici.
SKËNDERBEU- Po kalon një krizë të plotë: vetëm 6 lojtarë në stërvitje. Pjesa tjetër kërkon paratë. Larti, Cajku, Ahmetlli, Drabaj, Llapanji, Ahmetlli, por dhe fierakët Demiraj e Mërtiri, si dhe vlonjatët Imeraj, Hyso e Billa nuk kanë dalë në stërvitje.
ELBASANI- "Arusha" konfirmoi faktin se do të qendrojë te Elbasani, por në prag të largimit janë dy futbollistë kosovarë, Nallbani dhe Plepolli. Klevis Roshi, i aktivizuar me Besëlidhjen është edhe blerja e radhës për skuadrën e Alimehmetit.