E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafa Markez: Mposhtim Çelsin e fitojmë Champions

Rafael Markez është i bindur se Barcelona do ta mposhtë Çelsin në takimin e kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, që luhet të mërkurën në "Stemford Brixh". Mbrojtësi meksikan, i cili u dëmtua në sfidën e mbyllur në barazim 0-0 në "Kamp Nou", beson se katalanët do të fitojnë aktivitetin më prestigjioz për klube. "Barça po luan në mënyrë fantastike dhe ka potencialin për të fituar Championsin", tha 30-vjeçari. "Nuk fituam me Çelsin në shtëpi, por kemi besim se do t‘i mposhtim në Angli".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›