E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll forumi rinor i PD-se

Duke lënë mënjanë për pak kohë politikën, forumi rinor i Partisë Demokratike ka menduar edhe për argëtimin e të rinjve të angazhuar në këtë forum, duke organizuar kampionatin kombëtar të futboll. Drejtuesit rinorë të Partisë Demokratike për zonën e veriut janë takuar në Shëngjin, ndërsa projekti është prezantuar nga nënkryetarja e forumit rinor Greta Koçi.

Pas suksesit në fushatën e antarësimeve të të rinjve në familjen e demokratëve të rinj, nënkryetarja e FRPD-se, ka pohuar se krahas ndjekjes së dinamikës politike, aktivitetet kulturore dhe sportive janë një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij forumi politik.

Kampionati kombëtar për forumet rinore demokratike është i ndarë në katër grupe, ku vetëm zona e veriut përfaqësohet me 10 ekipe. Për të rinjtë demokratë nuk është i rëndësishëm emri i fituesit të turneut, pasi synohet që nëpërmjet këtij aktiviteti të rriten shkëmbimet e eksperiencave dhe njohjet e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›